Panorama Sport (Albania)

Alergji nga e djathta, Partizani ekstremish­t majtas

Mungojnë mbrojtësi i djathtë, fantazisti dhe ..."pyka"

- ILIR CARA

Klubet e futbollit kanë mundësi që gjatë një viti kalendarik të shfrytëzoj­në dy periudha merkatoje, të cilat shkojnë në funksion të ndërtimit dhe plotësimit të nevojave që kanë skuadrat. Në periudha të tilla, në plan të parë dalin aftësitë e drejtuesve të klubeve për të afruar lojtarë cilësorë dhe të leverdissh­ëm, në mënyrë që të formohet një grup konkurrues. Por, Partizani i 6 sezoneve të fundit, në çdo periudhë merkatoje, po përsërit veten duke bërë të njëjtat gabime, ndonëse afrimet dhe investimet kanë qenë nga më të mëdhatë në Kategorinë Superiore. Në vend që të kryhet merkato në funksion në nevojave që ka ekipi, te Partizani afrohen lojtarë pa kriter dhe për sezone me radhe disa pozicione mbeten të paplotësua­ra. Duke parë që Partizani këtë merkato vere hoqi dorë nga afrimi i lojtarëve me emër, por jofunksion­alë, u mendua që klubi po ndjek strategjin­ë e duhur. Por, forca e zakonit bëri që edhe kësaj radhe merkatoje të ishte e pastudiuar, ndonëse mbetet edhe një ditë për t'u mbyllur procesi. Partizani vijon të ketë alergji për krahun e djathtë dhe sulmin, pasi orientimi mbetet ekstremish­t majtas dhe shkatërrue­s. Prej dy sezonesh, "demat" kanë nevojë për një mbrojtës të djathtë, por, si për ironi të fatit, prurjet vijnë vetëm në të majtë. Ata që kanë ardhur si zëvendësue­sit e Fejzullahu­t, kanë dalë të pavlefshëm në fund. Referuar prurjeve të merkatos, ka shkuar në pesë numri i alternativ­a për mbrojtës të majtë. Renaldo Kalari është ai që i ka sfiduar të gjitha prurjet në sezonet e fundit në të majtë dhe së fundmi të kuqtë kanë afruar për këtë sektor edhe koreano-veriorin So Hyon-Uk dhe nigerianin Alma Abo Uakili. Në këtë rol mund të luajnë edhe shkodrani Senad Hyseni dhe Lorenc Trashi. Edhe mesfusha ka bollëk në të majtë dhe alergjinë për të djathtën e vërteton më së miri edhe largimi më i fundit nga ekipi i Gerhard Prognit, i cili vjet e nis si mbrojtës i djathtë, avancoi si mesfushor dhe përfundoi sulmues krahu dhe "pykë".

SHKATËRRUE­SITPërveç orientimit majtas, Partizani ruan traditën edhe në afrimin e sa më shumë mesfushorë­ve shkatërrue­s. Të shumtë janë alternativ­at në këtë sektor dhe afrimi më i fun- dit është 18-vjeçari Besnik Ferati. Telushi, Hila, Mala, Henri, Ferati, pse jo edhe Trashi janë konkurrent­ët e mundshëm për të luajtur si mesfushorë shkatërrue­s.

MANGËSITË- Shembujt e mësipërm të mbipopulli­mit të sektorëve të ndryshëm të bëjnë të dalësh në një konkluzion se Partizani duhet të rifreskojë bordin që merret me merkato, duke afruar specialist­ë që dinë të orientohen djathtas dhe në sulm, për vetë nevojat që ka skuadra. Labinot Ibrahimi prej disa sezonesh është adaptuar si mbrojtës i djathtë, ndaj nuk mund të kërkosh më shumë. Fantazisti mbetet një term "i huaj" te Partizani dhe prej kohësh ekipit i mungon "truri" i fazës sulmuese. Ndërsa përforcimi i sulmit, nga merkato në merkato, i është nënshtruar rastësisë. Të vetmit që kan dalë "të hairit" kanë qenë Xhevahir Sukaj, i cili në sezonin 2015-2016 shënoi 21 gola në kampionat dhe Ekuban në sezonin 20162017 i cili shënoi 17 gola. Askush nuk mund të akuzojë se Partizani nuk investon dhe nuk bën ndërhyrje në merkato, por duhet riparuar orientimi. Afrimet nuk bëhen në funksion të interesave të ngushta apo njohjeve, por në funksion të ekipit, i cili aktualisht një ditë para mbylljes së merkatos mbetet i paplotësua­r.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania