Panorama Sport (Albania)

Gjobitet Flamurtari, Idrizi: Po financojmë FSHF-në

“Federata ca i trajton të nënës dhe të tjerë të njerkës”

- ERMAL SIKA

Komisioni i Disiplinës ka dënuar Flamur tarin për sjelljen e gabuar të tifozëve. Çakmakët dhe bidonët e hedhur në fushë, por edhe fyerjet ndaj zyrtarët e ndeshjes së luajtur të dielën kundër Kukësit i kanë kushtuar një gjobë prej 1 milionë lekësh të vjetër klubit. "Flamurtari, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes, si dhe duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë", thuhej në vendimin e zbardhur nga KDS. Ky vendim nuk është pritur aspak mirë prej Sinan Idrizit, i cili ka reaguar ashpër kundër FSHF-së.

REAGIMI - Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", administra­tori me ironi është shprehur se Flamurtari është kthyer në financuesi­n kryesor të federatës edhe këtë sezon. Sipas Sinan Idrizit, kur bëhet fjalë për vlonjatët, FSHF nuk kursehet kurrë. Numri një i klubit kuqezi kapet me nenin, prej të cilit Kastrioti është gjobitur me gjysmën e shumës. Ky

fakt ka bërë që administra­tori ta konsideroj­ë këtë vendim jo të drejtë. "Duket se Flamurtari është financuesi i parë për të mbushur arkat e FSHF-së për këtë sezon. Me sa shoh, kështu mund të vazhdojë i gjithë ky kampionat. Nisi si për çudi që në ndeshjen e parë dhe me sa

duket nuk ka për të përfunduar. Kush hodhi dhe çfarë hodhi në fushë?! Kush shau dhe kë shau? A i patë ju këto gjëra? Kjo është çudi e madhe, por hajde për hair na qoftë. Nuk ka pse të bëhen dallime këtu në 'ca të nënës e ca të njerkës'. Kur bëhet fjalë për Flamurtari­n,

FSHF vendos gjithnjë lupën e madhe. Unë patjetër që jam për shtrëngimi­n e ligjit, por jo në këtë mënyrë", shprehet Idrizi. Administra­tori duket se e ka paralajmër­uar problemati­kën me FSHF-në që pas ndeshjes me Kukësin, ku shfaqi pretendime­t e veta për

gjykimin. "I futemi apo nuk i futemi ne gjykimit, kjo është gjë tjetër. Po e tregon fusha tashmë se çfarë po bëjnë këto. Ishallah nuk vazhdojnë skenarin e dytë. Nejse, kjo që ndodhi sot ishte..., të mos hyjmë në këto komente", pati thënë pas ndeshjes Sinan Idrizi.

 ??  ?? Gjetja e tifozëve për të ndjekur Kamza-Partizani, ndeshje e cila u zhvillua me dyer të mbyllura
Gjetja e tifozëve për të ndjekur Kamza-Partizani, ndeshje e cila u zhvillua me dyer të mbyllura
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania