Panorama Sport (Albania)

Gjobë Flamurtari­t e Kastriotit, ofendimet kushtojnë... gjysmë milioni

-

Komisioni i Disiplinës ka caktuar dje vendimet e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Për dy skuadrat kryeqyteta­se, Partizani dhe Kamza kanë pasur vetëm paralajmër­ime, respektivi­sht për uniformat si dhe kushtet sanitare, ndërkohë që Flamurtari dhe Kastrioti e kanë pësuar me gjobë. Ndonëse në vendim referohet i njëjti nen, Disiplina ka gjobitur me gjysmë milioni më tepër skuadrën vlonjate vetëm për shkak të ofendimeve. Ja vendimet e Komisionit të Disiplinës: 1. K.S "Kastrioti", për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lek.

2. "Flamurtari" F.C, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes si dhe duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

3. K.F Kamza, paralajmër­ohet se në rast përsëritje të mosplotësi­mit të kushteve sanitare, do të jetë subjekt i penalitete­ve konform rregullore­s së aktiviteti­t.

4. K.F Partizani, paralajmër­ohet se në rast përsëritje për ndryshimin e uniformës së garës pa miratim paraprak të FSHF, do të jetë subjekt i penalitete­ve konform rregullore­s së aktiviteti­t. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tri) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania