Panorama Sport (Albania)

Gjysma e Superiores zhvillohet pa tifozë, supersfida në... arrati

200 ndeshje në 7 vite janë luajtur me shkallët bosh

- OLSI TUJANI

hqipëria ka "alergji" nga tifozët. Për të kuptuar situatën se ku ndodhet futbolli ynë, mjaft të përmendet një statistikë se 200 ndeshje në shtatë vitet e fundit janë luajtur me impiante të boshatisur­a. E kur përgatitet që të luhet java e tretë e Kategorisë Superiore, 40% e ndeshjeve do të luhen pa tifozë.

SITUATA - Në vigjilje të javës së tretë të futbollit elitar në Shqipëri, dy takime do të luhen me dyer të mbyllura. Për shkak të vendimeve të Komisionit të Disiplinës, ndeshja mes Partizanit dhe Kastriotit si dhe Skënderbeu­t e Laçit do të zhvillohen me impiante të boshatisur­a, ku të pranishëm do të jenë vetëm një numër i përcaktuar drejtuesis­h në tribunën VIP, ndërsa në çdo sektor tjetër dryni do të kyçë hyrjet për të lënë shkallët të boshatisur­a. Si të mos mjaftonin këto, kryendeshj­a e javës së tretë, Kukësi- Tirana, do të zhvillohet pas 1001 peripecish. Në fillim, tifozëve iu tha se do të luhet në "Elbasan Arena". Më pas, për të ruajtur impiantin në kuadër të ndeshjes së shtatë shtatorit, ku Kombëtarja do të përballet me Izraelin, axhenda u bë lëmsh. Fillimisht ishte kryeqyteti një alternativ­ë, për të cilën u diskutua, por as "Selman Stërmasi" dhe as stadiumi i Kamzës nuk u caktuan si vendi për zhvillimin

e këtij takimi. Së fundmi, versioni final i axhendës së ndeshjes, u caktua që të jetë impianti në Shkodër, "Loro Boriçi", qytet shumë larg për tifozëritë e të dyja klubeve. E nëse në çdo situatë tjetër, rivaliteti i

kryendeshj­es do të afronte një numër të lartë spektatorë­sh, për të dielën, pasi axhenda u ndërrua disa herë, orari gjithashtu, rrezikon të ketë vetëm disa dhjetëra të pranishëm.

ELITA - Në momentin kur gjysma e Shqipërisë është e papërfaqës­uar në futbollin elitar dhe një prej justifikim­eve për këtë janë standardet e larta që duhen ruajtur, Kategoria Superiore katandiset me stadiume të boshatisur­a dhe të dënuara që në start, duke ofruar futboll vetëm për drejtuesit dhe organizato­rët e garës.

 ??  ?? Kamza-Partizani, e vlefshme për javën e dytë, u zhvillua me dyer të mbyllura
Kamza-Partizani, e vlefshme për javën e dytë, u zhvillua me dyer të mbyllura
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania