Panorama Sport (Albania)

Smajli: Tirana tremb me kalamaj, Kukësi më i dobët

“Cungu i rrezikuar, Gjici nuk duron pa rezultate”

- OLSI TUJANI

y javë pa fitore dhe dy skuadra që do të luftojnë për titullin. Njëra prej tyre, prej investimev­e dhe trumbetimi­t si nënkampion­ia e sezonit të fundit, dhe tjetra prej historisë legjendare dhe emrit të madh që ka. Kukësi dhe Tirana do të zhvillojnë përballjen e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore, e cila do të përbëjë edhe kryendeshj­en e sfidës, e cila, pas shumë ndryshimes­h, është caktuar që të zhvillohet në stadiumin "Loro Boriçi". Sipas ishit të të dyja ekipeve, kjo është sfida që mund të rrezikojë së tepërmi stolin e njërit prej trajnerëve, sidomos atij të Kukësit në rast disfate. Dritan Smajli, në një intervistë për "Panorama Sport", analizon situatën e dy klubeve, formën përkundrej­t objektivav­e që kanë, si dhe tenton të bëjë një krahasim të momenteve aktuale për të dyja.

Si e pret Dritan Smajli përballjen mes Kukësit dhe Tiranës?

Me çfarë kam parë deri tani, Kukësin nuk e shoh aspak mirë. Ndoshta kanë ndikuar edhe problemati­kat brenda skuadrës dhe ndërrimi i trajnerit, për të cilin mund të them se mbase Gjici u nxitua pak, por koha po tregon se jo çdo faj e ka pasur trajneri.

Pse e thoni këtë?

Sepse nëse e sheh çfarë ka dhënë deri tani, Kukësi nuk po funksionon. Ndoshta është Kukësi më i dobët i këtyre pesë apo gjashtë viteve të fundit. Të paktën kështu e shoh unë, që nga kupat e Europës dhe në këto dy javë kampionat. Më vjen keq ta them, por kaq ka treguar.

Çfarë nuk shkon te kjo skuadër, që dilni në këtë konkluzion?

Kukësit, fillimisht, i mungon lojtari i golit. Guri ka krijuar një boshllëk shumë të madh. E shoh shumë të vështirë që ta zëvendësoj­në.

As Rexhinaldo, i cili e njeh mirë kampionati­n?

Është lojtar i mirë, e njeh kampionati­n, por të mos harrojmë që Rexhinaldo ka shkuar për të nxjerrë Kukësin kampion. Kjo, për vetë pretendime­t që ka ky ekip. Për më tepër, e shoh se e ka të vështirë që ai ta bëjë rolin e liderit. Mbase do të shpërthejë në të ardhmen dhe mund të duket e nxituar kjo që them, por unë po flas mbi situatën aktuale. Por, te Kukësi nuk mbaron me kaq. Pse, çfarë ka tjetër?

Kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi përveçse nuk po funksionon pjesa ofensive, me keqardhje them që Kukësi po çalon edhe te faza mbrojtëse. Po të shohësh çfarë ka bërë, ka pësuar gola në Europë dhe dy gola në dy ndeshje në kampionat. Janë gjëra që Kukësit nuk i kanë ndodhur shpesh, pasi ka qenë shumë e vështirë që t'i shënoje.

A mbarojnë me kaq dobësitë e Kukësit?

Nuk duhet harruar as faktori fushë. Kukësi e përdorte si një armë plus fushën në Kukës, për shkak të terrenit me të cilin ishte mësuar që t'i zgjidhte dhe fitonte takimet edhe me një episod, apo një top të gjatë, duke shfrytëzua­r gjatësinë e vogël të fushës. Kukësi ishte përshtatur, ndërkohë që skuadrave të tjera nuk u vinte për shtat përmasa e vogël e saj. Duke qenë në atë ' strofullën e vet', dinte ta zgjidhte ndeshjen edhe atëherë kur ishte shumë dobët apo kur nuk bënte futboll shumë të rrjedhshëm. Tani që do të luajë në fusha të hapura me bar, Kukësi do të hasë probleme për të korrur sukses.

Një pikë në dy ndeshje, a mjafton për një ekip si Tirana?

Duhet të mos harrojmë që Tirana vjen nga Kategoria e Parë, por është e fortë. Pavarësish­t se ka marrë vetëm një pikë, duhet të kemi të gjithë besim te Ze Maria, pasi trajneri flet si profesioni­st. Ndoshta neve në Shqipëri nuk na pëlqen dhe i duam sukseset menjëherë, por ai po kërkon si profesioni­t pak kohë dhe shprehet se 'do ta ketë ekipin gati për tri javë'. E gjithë kjo, për shkak të vetë lojtarëve që ka dhe ai e njeh mirë kontingjen­tin që po stërvit, ndaj kërkon kohën e duhur për harmonizim­in e tyre. Në Shqipëri ndodh që për një skuadër të madhe, pas dy ndeshjesh pa fitore, shkarkohet trajneri. Por nuk duhet të ndodhë kështu. Presidenti Halili ka besuar tek ai, ia ka dhënë kohën dhe tashmë do të shohim rezultatet që do të japë.

Sa mund të shkojë kjo Tiranë, a mund ta synojë titullin?

Unë nuk mund ta them dot që tani se Tirana do të jetë kampione.

Por, a ka forcë për të qenë në garë për titull mes pretendent­eve?

Tirana, edhe me kalamaj të luajë, do të jetë Tiranë. Të jeni të sigurt që e kanë frikë të gjithë në kampionati­n shqiptar. Megjithatë, unë them se Tiranës duhet t'i japim pak kohë. E them këtë, pasi unë kam qenë pjesë e saj dhe presidenti kaloi disa vështirësi financiare prej borxheve të shumta që trashëgoi dhe i pagoi shpejt. Nuk e di sa siguri financiare ka, por shpresoj të ketë financa të shëndosha. Të mos harrojmë që Tiranës tani i janë kthyer tifozët dhe kanë një armë të madhe plus në krahasim me të tjerët. Tanimë, u mbetet futbollist­ëve që kanë zgjedhur ta veshin atë fanellë për të treguar në fushë se sa vlejnë. Ata duhet të fillojnë të korrin fitoret.

Kjo përballje a rrezikon ndonjë prej trajnerëve?

Më vjen keq që e them, por, për hir të së vërtetës, në fund të kësaj jave, e shoh një prej trajnerëve të shkarkuar. Tifozët dhe presidentë­t nuk durojnë. Jemi në Shqipëri dhe shumë pak presidentë durojnë dhe tregohen profesioni­stë. Dhe më i rrezikuari them se është ai i Kukësit, duke ditur temperamen­tin e presidenti­n Gjici, i cili shpenzon shumë, plotësoi çdo kërkesë të drejtorit Nexhipi dhe trajnerit e kur i mungojnë rezultatet, nuk duron. Për këtë të fundit i jap edhe të drejtë në një farë mënyre, pasi u ka lënë të gjithëve dorë të lirë.

Si i shihni përballë tyre ekipet, cili mund të fitojë?

Nga prodhimi i lojës, Tirana ka bërë lojë më të shpejtë dhe më sulmuese sesa Kukësi. Kjo edhe prej emrit që ka, e cila synon gjithmonë fitoren. Kukësi ka prodhuar më pak ndaj Flamurtari­t dhe besoj se nuk mjafton për një ekip që kërkon të fitojë titullin. Tiranën e shoh një hap përpara në këtë përballje për të fituar.

Skënderbeu dhe Partizani, si i keni parë?

Skënderbeu ka pasur ndryshimet e veta, por trajneri Shehi është gjithmonë i matur, di se çfarë thotë dhe nuk kam dëgjuar të shprehet se del kampion. Pas dy javësh ka prodhuar lojën më të bukur. Partizani, edhe pse fitoi me Kamzën, nuk mund të thuhet se është viti ideal i tyre për të synuar majat. Deri tani nuk na ka dhënë impulse se mund të jetë kampione.

I përkisni pjesës që kërkon rikthimin e policisë në stadiume apo jo?

Çdo president mund të ketë mendimet e veta dhe unë i kam ndjekur çfarë kanë thënë të gjithë. Jam plotësisht dakord me presidenti­n e Flamurtari­t, sepse duhet të ikë policia nga stadiumet.

Pse e thoni këtë?

Jemi në vitin 2018 dhe akoma jetojmë me frikën se në stadiume mund të plasë lufta. Nuk bëhet kështu, nuk mund të kërkojmë polici me skafandra e me armë si të ishte luftë. Duhet forcuar ekstremist ligji dhe në rast se ndodh, nuk ka njeri të guxojë që të prekë dhe cenojë garën me sende të forta apo me ofendime. Shihni pak Anglinë... Nëse shkon në stadium me fëmijët, me bashkëshor­ten apo me motrën dhe përpara sheh policinë me armë e me skafandra, nuk mund të flasim më për futboll, por arenë luftimesh. Ku po shkojmë kështu në vitin 2018?

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania