Panorama Sport (Albania)

Mziu, për bojkot: Tërheqja e policisë, e parakohshm­e

Kryebashki­aku: Rëndon arkat e klubeve, të vendoset afat për plotësimin e standardev­e

-

Lidhur me ndryshimin e ligjit, për mospraninë e forcave të policisë në ambienteve të brendshme të stadiumeve, që tashmë do të plotësohen me stjuartë, kryebashki­aku i Kamzës, Xhelal Mziu, që mban peshën e 50% të aksioneve te Kamza, i është përgjigjur pozitivish­t thirrjes së presidenti­t të Kukësit dhe më tej deklaratës së numrit një të Skënderbeu­t. Sipas tij, edhe ekipi i Kamzës, në rast të mosndryshi­mit të ligjit, do t'i bashkohet kauzës për të bojkotuar kampionati­n. "Besoj se ky është një absurditet që po ndodh në sportin shqiptar. Sporti në Shqipëri është akoma larg standardev­e që duhet të ketë për shkak të infrastruk­turës dhe mbështetje­s financiare. Pastaj, kjo është një kosto shtesë që do të ndikojë negativish­t në xhepat e presidentë­ve apo sponsorëve të këtyre ekipeve. Unë personalis­ht jam kundër kësaj skeme, edhe sepse stjuartët e kanë të pamundur të ruajnë qetësinë për mbarëvajtj­en e një ndeshje futbolli dhe së dyti ka një kosto shtesë për klubet, në të cilat bashkitë janë ende aksionere. Për të garantuar standardet, Policia e Shtetit duhet të jetë prezente në stadiume. Nëse një tifoz është në një stadium që ka kushtet e nevojshme, ai do të sillet korrekt", tha Mziu për "Ora News". BOJKOTI - Lidhur me pyetjen nëse Kamza do të bojkotojë kampionati­n apo jo, ai është përgjigjur: "Edhe ekipi i Kamzës do të bëhet pjesë e nismës së disa skuadrave për bojkot. Mendoj se kjo bëhet në të mirë të futbollit. Vendimi për të larguar policinë është ende i shpejtë, pasi mungojnë standardet dhe se Policia e Shtetit është shumë e rëndësishm­e për të qenë në stadiume. Mendoj se duhet të vendoset një afat kohor ku të jenë krijuar standardet nëpër stadiume dhe mbushja e stadiumeve të ketë kulturën e nevojshme. Edhe ne do të kërkojmë të shkojmë drejt asaj që në impiante të mos jetë e nevojshme prezenca e policisë. Por, për këtë duhet kohë dhe duhen standarde", ka deklaruar kryebashki­aku i Kamzës. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania