Panorama Sport (Albania)

Akord me Malotën, sot në Shkodër

Hasan Lika: Disa nga titullarët kanë pranuar ulje page, kjo çështje do marrë zgjidhje

- ADMIR URUÇI

enato Malota arrin akordin me Vllazn inë. Qendërmbro­jtësi u ka dhënë fjalën drejtuesve dhe pritet që sot të rikthehet në Shkodër. Burime të sigurta në klub konfirmojn­ë për "Panorama Sport" se lezhjani do të vihet nën urdhrat e Hasan Likës, duke i shtuar alternativ­at në defesnivë. Kujtojmë që pak kohë më parë u lakua emri i 29-vjeçarit, megjithatë negociatat nuk po shkonin drejt një marrëveshj­eje. Lojtari kishte një opsion në Maqedoni, megjithatë ditët e fundit kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve dhe Malota do të rivishet kuqeblu.

TITULLARËT - Te Vllaznia nuk po gjejnë qetësi sa u përket titullarëv­e. Ulja e buxhetit për sezonin 20182019 detyroi klubin që t'u përgjysmon­te rrogat 9 futbollist­ëve. Megjithatë, bisedimet e zhvilluara të mërkurën sollën akord vetëm me Alen Sherrin. Gjithsesi, shpresa ka që edhe Gilman Lika, Olsi Gocaj dhe Antonio Marku t'u shpallnin besnikëri shkodranëv­e. Nga sa mësohet, kapiteni dhe dy mbrojtësit në parim kanë rënë dakord që të rishikojnë kontratën me terma të tjerë financiarë. Që të shkohet deri në firmë, thuhet se kanë toleruar që të dyja palët. Megjithatë, takimi i radhës do të vendosë gjithçka. Në të njëjtën "udhë" është edhe Erdenis Gursisha, që pret vetëm të firmosë. Jo fort premtuese është situata për të tjetrët. Alsid Tafili, Ardit Krymi, Florind Bardulla e Erind Selimaj, janë larg akordit DINAMO dhe rrjedhimis­ht ekzistojnë shanset për një "divorc".

TRAJNERI - Hasan Lika beson se titullarët do të "blindohen". I pyetur nga gazeta, ai thekon se lojtarët do të qëndrojnë. "Besoj se do të gjendet gjuha e përbashkët me disa prej lojtarëve. Disa prej tyre kanë rënë dakord për çështjen e uljes së pagave. Them se kjo çështje do të marrë një zgjidhje". Ndërsa nga ana tjetër, drejtuesit e klubit nuk kanë asnjë reagim për këta lojtarë. Klubi me sa duket po kërkon që të mbajë pezull deri ditën e fundit, duke u djegur në këtë formë shanset për të luajtur në Superiore. Sa u përket lojtarë në provë, trajneri duket i pavendosur për brazilianë­t. "Paraqitja e tyre nuk është aty ku duhet. Mesfushori brazilian ende nuk më bind, ndërsa sulmuesi është diçka më mirë. Por do të shikojmë edhe për pak", përfundoi Hasan Lika. Sakaq, drejt firmës është dyshja e mbrojtjes, Dan Ignat e Valdo Zeqja, por edhe Dejvi Bilali i ardhur nga Teuta dhe sulmuesi Silvio Zogaj, që vijnë si huazime.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania