Panorama Sport (Albania)

mendi rrjetin, Ho haj: Goli nuk ishte rastësi

Kualifikoh­emi ndaj rikumit, kupa një vitrinë për ne

- VLADIMIR MEMA

Elbasani u mund, por duket se humbja ka kaluar në plan të dytë. Kryevepra nga 12 metra e Nertil 3o4hajt ka marrë që të gjithë vëmendjen. Në një intervistë për 5Panorama Sport5, ish-lojtari i 6ylisit, një nga afrimet e kësaj merkatoje vere për verdheblut­ë, shprehet se në stërvitje ka shënuar gola nga distanca, por gjatë ndeshjeve nuk ia kishte dalë kurrë.

/o0haj, goli juaj ka bërë 0hiro në rrjet, si ndiheni pas asaj kryevepre?

E kam riparë atë gol të shënuar dhe mund të them vetëm që u shpërbleva, pasi për fat topi shkoi atje ku duhej. Shpresoj që t'i përsëris edhe në ndeshje zyrtare dhe të ndihmojë ekipin që të marrë fitore.

E kishit provuar më parë të shënonit nga ajo distancë?

Në një ndeshje e kam për herë të parë që shënoj në një mënyrë të tillë, por gjatë stërvitjev­e e provoj shpesh dhe goditjet nga distanca i kam të preferuara­t e mia. Këtë herë shkuan gjërat siç duhen, sepse jo gjithnjë topi shkon atje ku kërkon.

Pse zgjodhët pikërisht Elbasanin për të vazhduar karrierën?

Një lojtar e ka shumë të nevojshme që të luajë dhe të marrë minuta në këmbët e tij. Mund edhe të luaja në Superiore, por do më mungonin minutat, mjafton të bëj mirë me Elbasanin dhe të tregoj veten, sepse të gjitha vijnë vetë më pas. Pastaj, Elbasani është një klub tradite, për më tepër që jam edhe më pranë familjes.

1eri ku mund të shkojë Elbasani i këtij sezoni?

Nuk dua të flas për synime, pasi është ende pak herët. Ne jemi një grup me djem të rinj, por që kemi dëshirë të luajmë futboll dhe të japim maksimumin. Mjafton të marrim seriozisht çdo takim dhe rrugës do dalin objektivat.

Të dielën luani për kupë me Orikumin. 2esoni te kualifikim­i?

Është ndeshja jonë e parë zyrtare dhe do të hyjmë në fushë për ta fituar atë. Luajmë në shtëpi, ndaj duam kualifikim­in. Pastaj, kupën duhet ta shohim edhe si 5vitrinë5 për ne futbollist­ët, pasi në turet e tjera do të luajmë me kundërshta­rë që militojnë në Superiore dhe mund të tregojmë veten tonë.

 ??  ?? Nertil Hoxhaj kur luante me Bylisin
Nertil Hoxhaj kur luante me Bylisin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania