Panorama Sport (Albania)

Këshilli 4ashkiak shkrin ekipin, 7ira: 8djesë tifozëve

-

Pas rënies nga kategoria dhe mungesës së një stadiumi, Domosdova nuk ka mundur të rezistojë dhe ka kapitullua­r përfundimi­sht. Lufta politike në Këshillin Bashkiak ka qenë e ashpër, aq sa nuk ka kursyer edhe sportin që është i të gjithëve. Vendimi u mor që në janar, kur edhe u bë mbledhja e këshillit dhe ndarja e buxheti për sportin. Pas debateve të shumta mes anëtarëve, në përfundim u miratua një buxhet prej 15 milionë lekësh (të vjetër), më pak se gjysma e buxhetit të vitit të kaluar. Kjo me logjikë që ekipi të mbyllte edhe fazën e dytë të sezonit të shkuar e më pas të mos vazhdonte më. Anëtarët evidentuan se ekipi i futbollit ishte bërë një barrë e panevojshm­e në kushtet kur nuk kishte një stadium dhe endej sa në një fushë në një tjetër për të luajtur. As tifozëria nuk e shijonte dhe as qyteti nuk e shihte dot ekipin e tij të futbollit. Kosto dhe harxhim parash i panevojshë­m, ndaj deri në ndërtimin e një stadiumi të ri, ekipi më mirë të shkrihej. Kështu vendosi këshilli në janar, por gjithsesi nga ana e kryebashki­akes Miranda Rira u la e hapur mundësia e rishikimit të buxhetit në gusht për të vazhduar e mbajtur me sforco ekipin, mirëpo as në gusht mendimi i këshilltar­ëve nuk ndryshoi. Ekipi u shkri, disa lojtarë janë larguar dhe të tjerë kanë emigruar. E indinjuar me anëtarët e këshillit, bashkiakja e Përrenjasi­t nuk ngurroi të kërkonte ndjesë për tifozët. "Ekipi është pronë e bashkisë, por jo pronë e imja. Dua të sqaroj të gjithë në Përrenjas që për të marrë një vendim bashkia, duhet që anëtarët e këshillit ta miratojnë ose jo. Te gjithë anëtarët e këshillit të krahut tjetër politik ishin në një mëndje që ekipi Domosdova të mos vazhdonte më. Nuk kisha asgjë në dorë. Kështu vepruan ata duke dashur të më bëjnë keq mua në njëfarë kuptimi pa menduar që në fakt po i bëjnë dëm qytetit të tyre, futbollist­ëve dhe sportdashë­sve. Nga ana ime u kërkoj falje të gjithë atyre që do preken nga ky vendim për shkrirjen e klubit, por më besoni që kryetarja nuk pati asgjë në dorë. Konfliktet politike e bënë 'pis' edhe sportin", tha Rira në një deklaratë të shkurtër. Ledion Qoshku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania