Panorama Sport (Albania)

Studenti për mbijetesë, shpresat te bashkia

Shefi i klubit Nallbani: Kemi besim se Veliaj na ndihmon

- ARTIN LLESHAJ

etëm pak ditë më parë u hodh shorti i kampionati­t kombëtar të volejbolli­t, por në skuadrën e Studentit vazhdon që gjendja të jetë e mjerueshme dhe sezoni i ri, që është në prag, ofron shumë pikëpyetje ku mbi të gjitha qëndrojnë problemet financiare që ka ky klub. Kujtojmë që më pak se dy muaj më parë ky klub kaloi nga administri­mi i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve nën administri­min e Bashkisë Tiranë. Lojtarët dhe trajneri i kësaj skuadre e mbyllën sezonin e shkuar mes shumë problemesh dhe vështirësi­sh, e tashmë kanë 7 muaj që ende nuk kanë marrë pagat. Por me ndryshimin që u bë së fundmi, ku ky klub do të varet nga Bashkia e Tiranës, shpresohet shumë që kjo situatë do të zgjidhet sa më parë. I këtij mendimi është edhe shefi i klubit, Blendi Nallbani, i cili në një prononcim për "Panorama Sport" deklaron: "Tani jemi në prag të sezonit të ri dhe klubi shumësport­ësh Studenti, me në krye skuadrën e volejbolli­t të meshkujve që i ka dhënë gjithmonë sukses dhe lavdi klubit tonë, ndodhet në një situatë të vështirë, kjo edhe për faktin se klubi kaloi nga varësia e ministrisë në varësi të bashkisë. Por unë kam shumë besim te kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Erion Veliaj, i cili është një njeri i sportit dhe e ka treguar veten gjithmonë me kontributi­n që ka dhënë për sportin. Prandaj, jam optimist që ky ngërç do të kalohet shumë shpejt, në mënyrë që të jemi të gatshëm për kampionati­n që starton më 29 shtator", u shpreh ish-portieri i Tiranës dhe përfaqësue­s i Shqipërisë, i cili tashmë është shef i klubit shumësport­ësh Studenti. Kujtojmë se skuadra e Studentit në volejbolli­n e meshkujve është ndër ekipet që ka shkruar historinë në volejbolli­n shqiptar me 15 tituj kampionë të fituar dhe do të ishte një fatkeqësi e madhe nëse do të përfundont­e si skuadra e Dinamos.

TENIS “US OPEN”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania