Panorama Sport (Albania)

Flet trajneri Ismail Keta: Gjetani, i gatshëm për titullin kampion

-

Gjetan Keta do të ngjitet në ring në 8 shtator, në Dibër të Madhe, ku do të luftojë për titullin kampion bote "WBU". "Iron Mike" do të duelojë përballë boshnjakut Sladan Janjanin, pasi kundërshta­ri që ishte përzgjedhu­r në këtë sfidë, meksikani Paul Venezuela Xhunior, pësoi një aksident dhe u detyrua të tërhiqej. Kështu, Gjetani bashkë me trajnerin e tij Ismailin kanë ndryshuar tërësisht programin, pasi kundërshta­ri boshnjak ka karakteris­tika të ndryshme nga meksikani. Në një intervistë për "Panorama Sport", trajneri Ismail Keta tregon gjendjen e Gjetanit dhe premton një sukses në sfidën e 8 shtatorit.

Si është gjendja e Gjetanit aktualisht? Mendoni se në ndeshjen e 8 shtatorit do të jetë në formë optimale? Forma e Gjetanit është shumë e mirë, pasi po stërvitet fort. Të gjithë sportistët stërviten për të pasur duele të tilla ku luftohet për titullin kampion bote, aty ku edhe niveli është shumë i lartë. Jemi të gëzuar që do të luftojmë për këtë titull, por nga ana tjetër ndiejmë edhe një përgjegjës­i të madhe. Sidomos tani, që vetëm dy javë para ndeshjes ndodhi përsëri që t'i ndërrohet kundërshta­ri dhe ne duhet të adaptohemi shumë shpejt me anën taktike dhe teknike për t'u përballur me kundërshta­rin e ri. Megjithatë, Gjetani është një profesioni­st dhe kemi shumë besim që do t'ia dalim mbanë, mbi të gjitha për faktin që ne kemi edhe publikun më të zjarrtë, i cili do të na japë një shtysë të madhe në këtë sfidë, pasi kjo ishte edhe arsyeja që ne zgjodhëm ta zhvillojmë në Shqipëri këtë duel. Sa ka ndikuar ndryshimi i kundërshta­rit në planin e përgatitje­s për këtë duel?

Ndryshimi i kundërshta­rit rrit përgjegjsh­mëritë dhe ne jemi të detyruar të ndërrojmë komplet mënyrën e përgatitje­s teknikotak­tike, pasi rivali i ri është një boksier me karakteris­tika shumë të ndryshme nga meksikani Paul Venezuela Xhunior, por ne jemi të përgatitur dhe kemi shumë besim se do t'ia dalim me sukses. A keni informacio­n të mjaftueshë­m për rivalin e ri, boshnjakun Sladan Janjanin?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania