Panorama Sport (Albania)

Gjetan Keta premton triumfin

-

Gjetan Keta duket shumë optimist për ndeshjen e 8 shtatorit kundër boshnjakut Sladan Janjanin dhe për "Panorama Sport" u shpreh kështu: "Jam në një formë shumë të mirë. Kjo do të jetë java e fundit ku unë do të kryej stërvitje intensive e më pas do të vazhdojmë me seancat stërvitore, që do të më shërbejnë për ruajtjen e formës për të qenë sa më i gatshëm për ditën e ndeshjes. Shpresoj që të arrij një fitore për të nderuar gjithë shqiptarët në këtë vit, që është edhe viti i heroit tonë kombëtar, Skënderbeu­t. Me stërvitjen dhe punën e madhe që po zhvillojmë, nuk besoj se ndryshimi i kundërshta­rit do të jetë një problem dhe shpresojmë shumë në një sukses përpara publikut kuqezi", deklaroi Gjetan Keta. Informacio­ni është i mjaftueshë­m, pasi kundërshta­ri është një boksier i njohur dhe ne i kemi parë ndeshjet e tij. Ai ka një rekord më të mirë se Gjatani, por unë si trajner kam shumë përvojë dhe bashkë me Gjetanin, i cili është një boksier me zemër dhe eksperienc­ë, besoj do të jemi të gatshëm për t'u përballur me të. Çfarë duhet të presë publiku nga Gjetani në ndeshjen e 8 shtatorit?

Gjetani është një boksier që gjithmonë ka dhuruar spektakël në ring. Ai duelon hapur dhe mund të fitojë apo të humbasë me nokaut, për këtë arsye ai ka edhe idhull Majk Tajson, pasi i pëlqen të luftojë hapur. Unë si vëlla dhe trajner jam krenar për të, pasi Gjetani, edhe nëse mundet, nuk të turpëron asnjëherë. Ndërkohë, po në të njëjtën ditë, në ring do të ngjitet edhe Ferit Keta, i cili do të ketë një ndeshje të vështirë përballë turkut Fatih Mehmet Karakuz.

Më 8 shtator do të ndeshen edhe sportistë të tjerë shqiptarë, si Roxhers Muslia, Bernard Marashi, si dhe boksierë të tjerë nga Kosova, Maqedonia, Kroacia, Gjermania, Amerika e po ashtu edhe boksierë nga Serbia. Për sa i përket Feritit, do ta quaja atë si një lis me rrënjë të fuqishme, ku shumë fansa të tij thonë se ta godasësh, me çdo lloj gjëje, i nuk di të rrëzohet. Do të ketë përballë një kundërshta­r me shumë përvojë, që është shpallur dy herë kampion bote në kikboks, ndërkohë që Ferit është vetëm kampion Europe, por ky duel do të jetë në boks dhe unë jam i bindur që Feriti do të na nderojë.

Ju keni thënë që Majk Tajson ka shprehur dëshirën e tij për të ndjekur nga afër ndeshje të Gjetan Ketës. Kur mendoni se mund të realizohet kjo gjë? Menaxheri i Tajsonit, i cili ndodhet aktualisht në Tiranë, më ka komunikuar që ish-boksieri i famshëm kërkon të asistojë në një nga sfidat e Gjetanit, por unë nuk mund të premtoj asgjë, pasi kjo nuk është në dorën time. Ata e shikojnë tashmë boksin më tepër si biznes dhe "show", ndërkohë që ky sport për mua është profesion që e bëj me krenari dhe pasion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania