Panorama Sport (Albania)

Gjermanët e Hohenshtaj­n përmbysin 4-2 Tiranën

- GOLAT: HOHENSHTAJ­N: TIRANA: KARTONË TË VERDHË:

Ka startuar me humbje aventura në eliminator­et e "Futsal Champions League" për kampionen e Shqipërisë, Tiranën, pasi bardheblut­ë janë thyer në ndeshjen e parë në grup nga gjermanët e Hohenshtaj­n me rezultat 4-2, edhe pse pjesa e parë u mbyll në avantazh të dy golave për Tiranën.

NDESHJA - Minutat e para janë më të mira për skuadrën gjermane, e cila duket më e rrezikshme. Më pas, kampionët e Shqipërisë fitojnë më shumë besim në lojë dhe në 4-ën gjejnë golin e avantazhit me anë të Ramadan Alajt, i cili shfrytëzon saktë një asist të marrë nga Selmanaj. Gjermanët përpiqen të reagojnë, por portieri Rrapi shpëton portën në disa raste duke u mohuar golin. Ndërkohë, në minutën e 14-të, Ramadan Alaj gjen sërish rrugën e rrjetës duke shënuar golin e dytë për Tiranën. Skuadra e Erjon Hoxhës luan mirë, por rezultati i pjesë së parë nuk do të ndryshojë dhe bardheblut­ë shkojnë në pushimin ndërmjet dy pjesëve me avantazhin e dy golave. Pjesa e dytë starton me sulme të shumta nga skuadra e Hohenshtaj­nit, e cila kërkon me ngulm golin dhe në të 23-ën do ta gjejë atë. Është lojtari me origjinë shqiptare, Elezi, që asiston për Kristofer Uiting, i cili më pas e dërgon në rrjetë duke ngushtuar shifrat në 1-2. Tirana hutohet nga goli i pësuar dhe në të 29-ën ndëshkohet sërish. Është Melnik ai që vendos baraspeshë­n në rezultat pas një asisti të marrë përsëri nga Elezi. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt një barazimi, gjermanët godasin dy herë duke shënuar dy gola në dy minuat e fundit të ndeshjes me anë të Hudaçek dhe Sharovara dhe e fituar ndeshjen me rezultatin 4-2. Bardheblut­ë do të zbresin sërish sot në parket, ku në orën 16:15 do të luajnë ndeshjen e dytë në grup përballë grekëve të Doukas.

Uiting 23', Melnik 29', Hudaçek 39', Sharovara 40'/ Alaj 4' 14'

Pohl, Melnik, Elezi, Sharovara, Sheritsia/ Uiegels, Hudaçek, Erler, Salak, Garcia, Jashari, Kosta, Uitig, Belej.

Trajner: Petr Shatalin

Rrapi, Gashi, Selmanaj, En.Kaca, Alibegu/ Shiba, Neziri, Alaj, Xhaferraj, Bajollari, Er.Kaca, Moçka, Skonja.

Trajner:

Uiting 20'

Erjon Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania