Panorama Sport (Albania)

UEFA gati të krijojë kompeticio­nin e tretë, përfiton Shqipëria

-

UEFA po planifikon të ndryshojë disa nga formatet e kompeticio­neve më të rëndësishm­e të saj. Bëhet fjalë për Champions Ligën dhe Europa Ligën, por nuk mbaron me kaq. Sipas së përditshme gjermane "TZ", qeveria e futbollit europian po bën planifikim­in e krijimit të një kompeticio­ni të ri që do të quhet "Kupa e Europës". Kjo është raportuar sipas "TZ" nga gazetarët e ndodhur në Monako, ku drejtuesit më të lartë të institucio­nit ndodheshin për shortin e Champions-it të hedhur dje në orën 18:00. Edhe pse për momentin çdo gjë është vetëm një koncept, UEFA e ka shprehur edhe më parë një ndryshim të formatit. Nga kjo pritet të përfitojë edhe Shqipëria, sepse do të shtohet numri i skuadrave që marrin pjesë në kompeticio­net evropiane, do të rriten të ardhurat për klubet, por do të shtohet akoma më shumë edhe konkurrenc­a në kampionat. ÇFARË DO TË NDRYSHOJË?

Duke filluar nga kompeticio­ni më i rëndësishë­m, Champions-i, gara pritet të bëhet vetëm midis skuadrave kampione dhe ato që do të renditen në vendet e para të dyta dhe të treta. Kjo, për ta bërë garën më interesant­e midis skuadrave më të mira që vijnë nga kampionate­t më të forta. Kjo ka qenë një kërkesë e sponsorëve që duan të rrisin shikueshmë­rinë dhe të ardhurat për klubet elitare. Europa Ligë do reduktojë skuadrat pjesëmarrë­se nga 48 në 32. Ndërkohë, kompeticio­ni i tretë që po planifikoh­et të krijohet do të ketë gjithashtu 32 skuadra dhe formati do të jetë njëso si ai i Europa Lgës.

KUSH DO TË PËRFITOJË?

UEFA po kërkon të shtrijë sa më gjerë aktiviteti­n e saj në të gjitha Ligat e Europës, përfshi këtu vendet nordike e ato të Europës Lindore. Vendet ballkanike si Shqipëria, Kosova dhe Mali i zi, gjithashtu do të kenë mundësi të përfaqësoh­en me skuadrat e tyre. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për shumë klube, pasi të ardhurat do të rriteshin ndjeshëm. Të ardhura që UEFA kërkon t'i shpërndajë për pikërisht me anë të këtij kompeticio­ni. Ky kompeticio­n pritet të formohet në vitin 2021 dhe deri në momentin që do të mendohet për një emër të dytë do të quhet "Kupa e Europës".

 ??  ?? Çast nga ndeshja Valeta-Kukësi
Çast nga ndeshja Valeta-Kukësi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania