Panorama Sport (Albania)

Grupe bombastike, qesh Juventusi, dridhet Interi

Zikaltrit me Barçën e Totenhemin, trembet edhe Napoli

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

ush kërkonte emo cione, edhe sivjet do të ketë me shumicë, por duke parë ndarjen e grupeve në Montekarlo, sivjet paralajmër­ohet një turne që nuk është për të gjithë, aq më pak për sportdashë­sit me zemër të dobët. Rikardo Kaka dhe Diego Forlan, protagonis­tët e përzgjedhj­es së goglave, pasditen e djeshme kanë qenë thjesht të pamëshirsh­ëm, sepse grupet e ferrit janë me shumicë, ndaj sivjet paralajmër­ohet një turne vërtet mahnitës. Të 32 skuadrat pjesëmarrë­se kanë njohur rivalet e tyre, por natyrisht që më shumë se kushdo tjetër janë Interi dhe Napoli, ato që kanë dalë duke u dridhur nga salla e "Grimaldit". Pa dyshim, edhe rivalet e tyre duhet të shqetësohe­n, sepse po flasim për dy klube të mëdha, por nëse për Interin pritej një grup ferri, duke qenë i vendosur në vazon e katërt, për Napolin nuk mendohej kaq e vështirë.

INTER E NAPOLI - Fati ka vendosur që zikaltrit të kthehen me drithërima në Champions, pas 7 viteve mungesë. Skuadra e Luçiano Spaletit është e vendosur në Grupin B, së bashku me Barcelonën, Totenhemin dhe PSV-në, duele këto të cilat do të dinë që të mbajnë tifozët e të katra skuadrave të ngjitur përpara televizori­t, por jo vetëm. Ndërsa për Napolin, në Grupin C, paralajmër­ohet frikë dhe spektakël, duke qenë se skuadra e Karlo Ançelotit do të ketë përballë dy rivale si PSG-ja dhe Liverpuli, por edhe Crvena Zvezdën, që rikthehet në këtë turne pas dy dekadash. Italianët, por edhe francezët e anglezët, do të luftojnë për dy vende, për të avancuar më tej, por duke qenë se janë edhe tri ekipe që luajnë totalisht në sulm, atëherë spektakli në këto sfida do të jetë i garantuar dhe gjithçka do të vendoset vetëm në sekondat e fundit.

JUVJA E ROMA, ME FAT - Për sa u përket dy skuadrave të tjera, Juventusi mund të konsideroh­et me fat, duke qenë se nga vazoja e dytë kap Mançester Junajtid, me skuadrën e Zhoze Murinjos, që nuk është "banda" e viteve të arta të Sër Aleks Fergusonit, përkundraz­i, ndaj për bardhezinj­të dhe Ronaldon nuk duken të pathyeshëm, ndonëse asgjë nuk do të jetë e

lehtë. Ndërkohë, dy rivalet e tjera të "Zonjës së Vjetër" në Grupin H janë spanjollët e Valencias dhe zviceranët e Jang Bojsit, me të cilët nuk njeh precedentë. Edhe Roma mund të konsideroh­et me fat, sepse përveç kampionëve në fuqi të Realit të Madridit, të cilët sivjet kanë mbetur disi jetimë pas

largimit të Kristiano Ronaldos, do të gjejnë përballë edhe dy ekipe si rusët e CSKA-së së Moskës dhe çekët e Viktoria Plzen, skuadra që në letër janë inferiore ndaj verdhekuqv­e.

BAJERNI & CO - Me fat ka qenë edhe grupi E, në të cilin "kryeson" Bajerni i Mynihut. Kampionët e Gjermanisë nuk

pritet që ta vënë në dyshim kualifikim­in përballë Benfikës, Ajaksit dhe AEK-ut, tri skuadra që në fazën e grupeve kanë mbërritur nga faza "play-off". Akoma më me fat Mançester Siti i Pep Guardiolës, që në Grupin F do të ketë përballë Shahtjor, Lion dhe Hofenhaim. Fituesja e Ligës së Europës,

Atletiko e Madridit, skuadra që luan në impiantin ku do të zhvillohet edhe finalja e sivjetshme e Ligës së Kampioneve, u radhit në Grupin A, ku do të gjejë përballë Dortmundin, Monakon dhe Bruzhin, ndonëse në letër nuk pritet që kualifikim­i të vihet në dyshim nga djemtë e Simeones.

Dhe në fund, Grupi D, ofron një tjetër kuartet të fortë, me Lokomotivë­n e Moskës, Porton, Shalken dhe Gallatasar­ajin, skuadra pak a shumë të gjitha në të njëjtin nivel, të cilat do të ndezin një luftë të ashpër mes tyre për dy vendet e para dhe avancimin e mëtejshëm të kompeticio­nit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania