Panorama Sport (Albania)

Modriç shpallet “Lojtari i Vitit”, ja çmimet UEFA

U vlerësuan edhe Navas, Ramos, CR7 e Bekham

-

Luka Modriç bën dopietë, pasi është ai lojtari më i mirit i vitit të UEFA-s, për sezonin e kaluar, por edhe Reali i Madridit bën poker, duke qenë se të gjithë të vlerësuari­t i përkisnin skuadrës së vjetshme kampione në fuqi të turneut. Përveç shortit të grupeve, dje mbrëmja gala në Montekarlo ofroi edhe hapësirën për të nderuar lojtarët më të mirë për rol meshkuj, lojtaren më të mirë femër dhe çmimin e karrierës, duke i dhënë më shumë emocion skenës. ÇMIMET - I pari që zbriti në skenën e "Grimaldit" ishte portieri i Realit të Madridit, Kejlor Navas, që u shpall "gardiani" më i mirë i sezonit të kaluar, duke mposhtur në këtë renditje Xhanluixhi Bufonin (Juventus/PSG) dhe braziliani­n Alison (Roma/Liverpul). Ndërkohë, për sa i përket prapavijës, ishte spanjolli Serxho Ramos, që meritoi vlerësimin e 55 gazetarëve që e përzgjodhë­n, duke mundur në këtë "betejë" dy shokët e ekipit, Marselon dhe Rafael Varan. Në mesfushë, ishte kroati Luka Modriç njeriu i mbrëmjes, sepse fantazisti konfirmohe­t truri i lojës së madrilenëv­e, por do të ngjitej sërish në skenë më vonë. Ndërsa në sulm, luftën mes Lionel Mesit, Mohamed Salahsë dhe Kristiano Ronaldos, e fitoi ky i fundit, që gjithsesi nuk u paraqit në skenë, duke lënë të habitur të pranishmit. Ndërsa në fund, për lojtarin e vitit të

* "Futbollist­i i vitit" Luka Modriç (Real Madrid)

* "Sulmuesi i vitit" Kristiano Ronaldo (Real/

Juventus)

* "Mesfushori i vitit" Luka Modriç (Real Madrid)

* "Mbrojtësi i vitit" Serxho Ramos (Real Madrid)

* "Portieri i vitit" Kejlor Navas (Real Madrid) * "Çmimi i karrierës"

Devid Bekham

* "Futbollist­ja i vitit" Pernill Harder (Volfsburg)

Champions-it, ishte sërish radha e Modriçit për të tërhequr çmimin e dytë personal. Për sa u përket duartrokit­jeve të tjera, ato i meritoi edhe anglezi Devid Bekham, që u vlerësua me çmimin e karrierës, ndërsa futbollist­ja femër e vitit u shpall danezja Pernill Harder, e skuadrës së Volfsburgu­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania