Panorama Sport (Albania)

"Juventusi i qetë, Interi dhe Napoli një tmerr"

-

Alesandro Del Piero ka komentuar nga zyrat e "Sky Sport" shortin e djeshëm të hedhur në Montekarlo, ku për ishkapiten­in bardhezi, mes shpërndarj­es së goglave ka pasur mundësi që t'i kundërpërg­jigjet edhe ish-drejtorit të tij, Luçiano Moxhi, në lidhje me intervistë­n e tij të fundit, ku nënvizonte se me "pinturikio­n" kishte pasur edhe një përplasje të vogël në lidhje me pagën. "Unë me Juventusin nuk kam firmosur kurrë për para, sidomos pas vitit 2006, që skuadra zbriti në Serinë B dhe më pas u ringrit falë sakrificës së shumë kampionëve që sakrifikua­n për Juventusin. Gjithsesi, e rëndësishm­e është që të gjithë së bashku ia dolëm që të ringrejmë këtë skuadër dhe si juventinë ta shohim sot e kësaj dite në nivele të larta dhe sivjet është realisht një pretendent­e për trofeun e Champions-it, - u shpreh Del Piero, që më pas nisi të komentojë shortin e skuadrave italiane. - Për Juventusin, besoj se nuk mund të kishte një short më të mirë. Vërtet Mançester Junajtid është një klub i madh, por ka kohë që nuk është në nivele të larta, ndonëse magjia e Champions-it di të transformo­jë çdo skuadër, edhe pse kundrejt Valencias dhe Jang Bojsave janë bardhezinj­të favoritët për ta mbyllur të parët. Edhe Roma ka pasur një short mjaft të mirë, sepse Reali i Madridit është vërtet kampionia në fuqi, por është një skuadër që të lejon të luash futboll dhe gjithçka mund të ndodhë në ndeshje të tillë, sidomos në atmosferën e 'Olimpikos'. Roma duhet të jetë e zonja që të mos lërë pikë me CSKA-në dhe Plzenin. Interi dhe Roma? Një tmerr i vërtetë. Nuk mendoj se mund të kishte pasur diçka më të rrezikshme për ta. Nëse për Interin edhe mund të pritej një short i vështirë, duke parë se ishte në vazon e katërt, Napoli ka qenë totalisht i pafat, sepse përveç PSG-së, kapi skuadrën më të rrezikshme të vazos së tretë dhe ky është një mëkat. Më vjen keq edhe për Interin, sepse me Barcelonën dhe Totenhemin do të jetë shumë e vështirë, edhe pse kam besim tek ata. Duket disi e papranuesh­me kur sheh ndarje të tilla dhe teksa sheh një Grup D ( Lokomotiv Moska, Porto, Shalke e Gallatasar­aj), në të cilin janë pjesë katër skuadra, të cilat mund t'i ishin shpërndarë ndryshe në grupet e Interit dhe të Napolit dhe në këtë mënyrë do të kishte qenë gjithçka më e qetë. Gjithsesi, kurrsesi nuk besoj se Interi dhe aq më shumë Napoli nisen të humbura, përkundraz­i...".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania