Panorama Sport (Albania)

Ikardi: Interi ëndërron tripletën

Synimi kryesor është kupa me veshët e mëdhenj, ku argjentina­si pret debutimin

- Përgatiti: LEDIO NASE

je, Interi (bashkë me të edhe skuadrat e tjera italiane) njohu fatin që e pret në Ligën e Kampionëve, por Mauro Ikardi atë kupë e ëndërron prej shumë kohësh. E ka rrëfyer vetë kapiteni zikaltër për "Corriere della Sera", në rubrikën "Intervistë e dizajnuar". Një intervistë, pra, ndryshe nga të tjerat: bomberit zikaltër i është kërkuar t'i pikturojë përgjigjet në vend që të përdorte fjalët. Gjatë ditëve të ardhshme pritet takimi mes futbollist­it dhe klubit për të diskutuar rinovimin: menaxherja-bashkëshor­te, Vanda Nara, mendohet të ketë bindur drejtorin sportiv, Piero Auzilio, dhe së shpejti palët do të ulen në tavolinën e bisedimeve.

GJËRA TË MËDHA - Por, fillimisht, duhet menduar për rezultatet personale dhe ato me fanellën interiste. Nga të qenit kapiten i Interit në moshën 22-vjeçare, te raporti me Vanda Narën, Argjentina kur ai ishte fëmijë, objektivat e radhës së Interit dhe si ndërtohet një grup fitues... Champions-i, megjithatë, është objektivi kryesor i Ikardit, që do debutojë në kompeticio­nin e shumëpritu­r. Mauro, që nesër shpreson të zhbllokohe­t kundër Bolonjës, kundër së cilës ka shënuar 4 gola dhe nuk ka humbur kurrë (4 fitore e 4 barazime mes Interit e Sampdorias), këtë herë është shprehur kështu: "Ku do jetë Interi në fund të sezonit?". Si përgjigje, Ikardi ka pikturuar veten duke fjetur në krevat, teksa ëndërron tripletën: titull, Kupë të Italisë dhe Champions. "Interi ëndërron gjëra të mëdha", ishte dicitura në vizatim. Përgjigjet edhe mbi Vanda Narën. Te pyetja si gjendet ekuilibri mes bashkëshor­tes dhe menaxheres, Ikardi vizaton një këpucë me takat mbi topin dhe veten teksa kap për dore Vandën, me shkrimin ekuilibër=dashuri, besim, besnikëri. Është edhe Zaneti, që vendos dorën mbi një Ikardi "të vogël": ai është shembulli që Mauro ka ndjekur kur mbante veshur fanellën e kapitenit, 22 vjeç. Rregullat për një goditje me kokë perfekte? Ideja kryesore ( e thënë nga një bomber i nivelit të tij vlen si "ari") është koordinimi në kërcim. Argjentina e tij? Shfaqet Roziario, qyteti ku ka lindur; shton më pas disa fëmijë që luajnë futboll në rrugë. 100 gola me fanellën e Interit: objektivi i radhës? Përgjigjja e Ikardit

është një rrugëtim ende larg finishit. Dhe si kapiten i mirë, i përgjigjet edhe pyetjes se si ndërtohet një grup fitues: pesë interistë që përqafohen dhe poshtë duken fjalët e Alfredo Di Stefanos: "Asnjë lojtar nuk është aq i zoti sa të gjithë të bashkuar". Precedentë­t e Interit me skuadrat e grupit

INTER-BARCELONA

2009/2010 (1/2-at - Champions) BARCELONA - INTER

2009/2010 (1/2-at - Champions)

INTER - BARCELONA

2009/2010 (Grupi F - Champions) BARCELONA - INTER

2009/2010 (Grupi F - Champions)

INTER - BARCELONA

2002/2003 (Grupi A - Champions)

INTER - BARCELONA

2002/2003 (Grupi A - Champions) BARCELONA - INTER

1969/1970 (1/16-at - Kupa UEFA)

INTER - BARCELONA

1969/1970 (1/16-at - Kupa UEFA) BARCELONA - INTER

1958/1960 (1/4-at - Kupa UEFA)

INTER - BARCELONA

1958/1960 (1/4-at - Kupa UEFA) BARCELONA - INTER

Përballje në total: 10

• Fitore Barcelona: 5 • Fitore Inter: 2 • Barazime: 3

INTER-TOTENHEM 2016/2017 (miqësore) TOTENHEM - INTER

2010/2011 (Grupi A - Champions) TOTENHEM - INTER

2010/2011 (Grupi A - Champions) INTER - TOTENHEM

2012/2013 (1/16-at L. e Europës) INTER - TOTENHEM

2012/2013 (1/16-at L. e Europës) TOTENHEM - INTER

Përballje në total: 5

• Fitore Totenhem: 3 • Fitore Inter: 2 • Barazime: 0

INTER-PSV 2007/2008 (Grupi G - Champions) PSV EINDHOVEN - INTER

2007/2008 (Grupi G - Champions) INTER - PSV EINDHOVEN

Përballje në total: 2

• Fitore PSV: 0 • Fitore Inter: 2 • Barazime: 0 INTER – BARCELONA 3-1

(29 prill 2010) - zikaltrit mposhtin katalanasi­t në gjysmëfina­le (dhe shkojnë në finalen e Madridit), Murinjo 'sherr' me Valdesin teksa feston

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania