Panorama Sport (Albania)

Interi dhe Reali në luftë totale, Zaneti replikon me Perezin

Zv.presidenti zikaltër: Përballemi ku të duan

- Përgatiti: LEDIO NASE

uk ka pasur shumë fat në shortin e Ligës së Kampionëve, Interi: zikaltrit, nga dora e Diego Forlanit ( ish- interist) dhe Rikardo Kakasë ( ish- milanist), në Grupin B, sidoqoftë një nga më "të butët", do maten me Barcelonën e Leo Mesit, Totenhemin e Herri Kejnit dhe PSV-në e Hirving Lozanos. E mendon në të njëjtën mënyrë edhe Havier Zaneti, zv. presidenti i klubit zikaltër, i cili për mikrofonat e "Sky Sport" është shprehur se një grup i fortë do nxisë më shumë skuadrën e Spaletit: "Në këtë kompeticio­n ka gjithmonë skuadra shumë të forta. Është një grup i vështirë, por do kemi kohë për të përgatitur çdo ndeshje. E dinim që na prisnin probleme, por jemi Interi dhe duhet të tregohemi të vetëdijshë­m për cilësitë tona. Barcelona? Nuk është vetëm Mesi, atje ka shumë lojtarë të mëdhenj. Dominojnë në zotërimin e topit, por ne do përgatitem­i. Edhe pse këto skuadra të 'detyrojnë' të rrisësh nivelin".

PEREZ - Zaneti në një moment është pyetur edhe lidhur me deklaratat e Florentino Perezit kundrejt klubit zikaltër. "Nuk kam parë kurrë një shoqëri që kërkon të blejë një numër 10 pa e paguar", kanë qenë fjalët e numrit një madrilen duke iu referuar "flirtit" mes Interit dhe fantazisti­t kroat gjatë merkatos verore. "S'i kam dëgjuar këto deklarata, - është përgjigjur argjentina­si. - Nëse është shprehur në këtë mënyrë, do i vlerësojmë e do i përballim në selitë e përshtatsh­me".

KAMPIONATI - Një koment edhe për kampionati­n e zikaltërve: "Po punohet me besim, jemi vetëm në fillim dhe mungojnë ende shumë ndeshje. Të shtunën (nesër) kemi një angazhim thelbësor ( kundër Bolonjës). Më pas përfaqësue­set kanë grumbullim­et dhe kjo do na lejojë të punojmë më mirë. A e prisja këtë start? Sinqerisht, jo, por gjatë sezonit ka gjithmonë momente vështirësi­e: e rëndësishm­e është të kalohen me besimin e duhur".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania