Panorama Sport (Albania)

Toti: Reali kategori tjetër, jashtëtokë­sorë edhe pa CR7-ën

-

Në ambientet e Romës, në përfundim të shortit të grupeve të Ligës së Kampionëve, ku verdhekuqt­ë do përballen me Realin e Madridit, CSKA-në e Moskës dhe Viktoria Plzenin, i pari që ka folur nga kryeqyteta­sit ka qenë ish-kapiteni Françesko Toti, i cili e ka komentuar në këtë mënyrë "lotarinë" e Champions-it. "Le të themi se në letër duket një grup ku mund të arrijmë prapa tyre. Reali është një kategori tjetër dhe ne do të kërkojmë minimumin: vendin e dytë. Vjet e fituam grupin, edhe pse kishim Çelsin dhe Atletikon, që më pas fitoi Ligën e Europës", tha ishfutboll­isti, aktualisht në rolin e drejtuesit te Roma. "Pritshmëri­të janë të mëdha dhe grupi është i bashkuar. Do kërkojmë të themi tonën edhe në fushën europiane". Mbi merkaton: "Jemi një skuadër konkurrues­e, u pa nga blerjet".

"JO" REALIT - Edhe pse pa Ronaldon, "Los Blancos" mbeten ekipi më i fortë në Champions: "Ta shohim si do të shkojnë pa Kristianon, por po flasim gjithmonë për një ekip me jashtëtokë­sorë që e ka fituar tri herë radhazi këtë kompeticio­n dhe për këtë meriton respekt absolut". Dy vite më parë, pikërisht në "Bernabeu", Toti luajti si futbollist ndeshjen e tij të fundit në Ligën e Kampionëve. Dhe ikona romaniste e mbyll deklaratën me ankdotën e lidhur me numrin një të madrilenëv­e, saktësisht nga ajo ditë: "Kishte nga ata lojtarë të Realit që kërkonin fanellën dhe foto me mua. Ishte një ditë që nuk do e harroj kurrë. Perez kërkoi të më takonte, sepse sipas tij isha i vetmi futbollist që i ka thënë ' jo' Realit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania