Panorama Sport (Albania)

Rumenige nuk fshihet: Bajerni favorit i grupit

Shefi i bavarezëve: Jemi të kënaqur me shortin

-

Portugalia, Holanda dhe Greqia do të jenë destinacio­net e skuadrës bavareze gjatë fazës së grupeve. Verdikti i shortit të hedhur në Montekarlo vuri Bajernin përballë Benfikës, Ajaksit dhe AEK-ut. Një grup relativish­t i lehtë për skuadrën e Niko Kovaçit që do të ndeshet me tri skuadra që këtë sezon erdhën në fazën e grupeve pasi u kualifikua­n nga faza e "playoff"-it. Ajaksi pritet të jetë skuadra më e fortë pas Benfikës që u kualifikua ditën e mërkurë me vështirësi përballë skuadrës së PAOK-ut, edhe pse rezultati final ishte 5-2.

RUMENIGE, I KËNAQUR Ndërkohë, numri një i skuadrës kampione të Gjermanisë, Karl Hainc Rumenige, i cili ishte i pranishëm në hedhjen e shortit, u shpreh se ishte shumë kënaqur me verdiktin e tij. Sipas Rumeniges, skuadra nuk duhet të festojë para kohe, pasi në futboll mund të ndodhë gjithçka. "Është një grup shumë interesant, jemi të kënaqur që shkojmë kështu. Objektivi i skuadrës është të shkojmë në 1\8, por nuk duhet të nënvlerëso­jmë asnjë nga këto tri skuadra. Nëse do të duam të kualifikoh­emi për më tej, duhet të fitojmë ndaj këtyre skuadrave që në sezonin e fundit kanë treguar një formë të mirë në kampionate­t ku luajnë", u shpreh Rumenige.

DORTMUNDI, HOFENHAIMI

DHE SHALKE GRUPE TË KALUESHME

Borusia e Dortmundit do të ndeshet në një grup me Atletikon e Madridit, Monakon dhe skuadrën belge të Bryzhit. Një grup që nuk duhet të përbëjë problem për verdhezinj­të. Ndërkohë, debutuesit e Hofenhaimi­t

do të kenë në grup kampionët e Anglisë, ku Pep Guardiola do të rikthehet në Bundesligë. Kundërshta­rët e tjerë janë Shaktar Donjesk dhe Olimpiku i Lionit. Shalke mund të buzëqeshë, pasi më shumë se dy skuadrat e tjera, blutë nga Gelsenkirs­hen do të përballen

në Grupin D me Porton, Galatasara­in dhe skuadrën ruse të Lokomotivë­s së Moskës. Skuadrat gjermane kanë mundësinë të kalojnë në fazën e eliminimev­e ku me përjashtim të Hofenaimit, skuadrat e tjera do të përballen me kundërshta­rë të një niveli të njëjtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania