Panorama Sport (Albania)

Festoi me shqiponjën, Shaqiri do të luajë në Serbi

Kosovari do të udhëtojë në Beograd për ndeshjet e Champions it

-

Ishte ndeshja që ngjalli jo pak polemika ajo midis Serbisë dhe Zvicrës, e vlefshme për fazën e grupeve në Botërorin e Rusisë. Ndeshja që përfundoi me rezultatin final 2- 1 në favor të skuadrës së Zvicrës kishte për protagonis­të dy nga lojtarët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Këta të fundit, pasi shënuan kundër serbëve, festuan duke bërë shqiponjën me dy koka. Serbët i akuzuan në FIFA për provokim dhe në rrjetet sociale u krijua një situatë shumë e tensionuar, ku nuk munguan sharjet apo kërcënimet nga tifozët serbë apo ata shqiptarë. Por, për Xherdan Shaqirin nuk do të jetë e lehtë të rikthehet të luajë në fushën e Crvena Zvezdës, skuadra që u kualifikua të mërkurën kundër Salcburgut tani do të ndeshet me Liverpulin në ndeshjet e Grupit C. Një grup që konsideroh­et më i vështiri së bashku Grupin B ku bëjnë pjesë Barcelona, Inter, Totenhem dhe PSV. Napoli dhe Parisi do të jenë kundërshta­rët e tjerë të Liverpulit që së bashku me skuadrën serbe do të luftojnë për dy vendet e para. Për t'u rikthyer te Shaqiri, lojtari do të udhëtojë në Beograd ku skuadra e Jurgen Klopit do të zhvillojë ndeshjen e saj me serbët, të cilët priten të mos i rezervojnë një pritje të mirë lojtarit që u transferua nga Stoke Siti për në "Anfield" gjatë merkatos së verës. Elseid Hysajt gjithashtu do t'i duhet të rikthehet në Beograd me Napolin pas ndeshjes së ndërprerë kundër Serbisë në tetorin e 2014-ës. Dueli tjetër interesant do të jetë edhe ai ndërmjet Napolit dhe Parisit. Skuadra franceze do të ndeshet ndaj italianëve të Karlo Ançelotit që në ndeshjen e fundit të kampionati­t fitoi me përmbysje përballë Milanit në "San Paolo". Gara për dy vendet e para do të jetë shumë e ashpër. Finalistja e sezonit të kaluar, Liverpuli, është përforcuar ndjeshëm në merkaton e verës dhe do të kërkojë të përsërisë suksesin e vitit të kaluar për të shkuar në finalen e Madridit. Parisi i Tomas Tuhel gjithashtu do të synojë të shkojë sa më larg, pasi në dy sezonet e fundit nuk ka arritur të mundë Barcelonën dhe Realin në sfidat me to.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania