Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Ky, Milani i vërtetë

Trajneri analizon Romën dhe nënvlerëso­n Kakanë: Motivohemi vetë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

ajtmotivi i Milanit është "Ekuilibër". Normale dhe e drejtë që të jetë ky kushti, me ekipin që ka vetëm 90 minuta ndeshje në këmbë. I pari që e këshillon është pikërisht Xhenaro Gatuzo, që doli i zhgënjyer nga ndeshja me Napolin, por njëkohësis­ht është i vetëdijshë­m për aspektet pozitive që ekipi shfaqi në fushën e "San Paolo"-s për 55 minuta. "Po, dua të shoh skuadrën e pjesës së parë në Napoli, madje atë 55 minutave të para", e nisi fjalën e tij trajneri në konferencë për shtyp, duke shtuar: "Duhet ta nisim pikërisht që aty, për ta zgjatur 90 minuta. Duhet përmirësua­r interpreti­mi gjatë garës, teksa të shtunën mund të them se ishin dy ndeshje brenda njërës. Jemi të rinj dhe nuk mund t'i lejojmë vetes hutime, ndaj nesër (sot) i dua djemtë 95 minuta të përqendrua­r".

TË PËRVEÇËM - Si gjithmonë, Rino i driblon pyetjet mbi lojtarë të veçantë, por nuk mund të heshtë pas lumit të kritikave në ditët e fundit. "Vazhdoni ta masakroni Bilian, por taktikisht ai mbetet një lojtar thelbësore. Milani nuk ka probleme mbajtjeje topi, e aq më pak në portë. Xhixho bëri më të mirën. Higuain është një tjetër lojtar me peshë në ekip, që na ndihmon të ngrihemi kur jemi nën presion. Ai duhet shfrytëzua­r më mirë në 10-20 metrat e fundit. Nuk fajësoj as Bakajokon, më keni interpretu­ar keq në deklaratat e mia të së shtunës. Jam shumë i lumtur me prurjet nga merkato dhe nëse ka ndonjë fajtor në këtë mes, ai jam unë. E them këtë, sepse lojtari që luan para mbrojtjes (Bilia), është ai që jep ekuilibër dhe unë gabova duke e zëvendësua­r aq shpejt. Për më tepër, futa në lojë Bakajokon, të cilin gjatë gjithë javës e kisha provuar në atë rol vetëm në një seancë stërvitore", sqaroi tekniku 40vjeçar. Milani i vërtetë ndoshta ende pritet të vijë, por për Gatuzon sinjalet janë të dukshme dhe për këtë aspekt ai tha: "Mos më pyesni kot për Milanin e vërtetë, unë e pashë ndaj Napolit,

në 55 minuta. Gabova një zëvendësim dhe për atë lëvizje patëm pasoja të rënda, por duhet të kemi të qartë që kur e mbajmë si duhet topin, rivalët vihen në vështirësi të mëdha".

OBJEKTIVAT - Në vija të përgjithsh­me, Gatuzo mendon se Milani mund të thotë fjalën e vet në sezonin e sivjetshëm, por me deklaratat është disi më i

kujdesshëm. I pyetur mbi potenciali­n kuqezi dhe shanset për të përfunduar kampionati­n mes katër të parave, trajneri sqaroi: "Thonë se teknikisht jemi të aftë për të synuar renditjen 'Champions', por unë mendoj se na mungon aspekti karakteria­l për të qenë skuadër. Kemi disa skema që mund të përdorim, por i yni nuk është

problem moduli, ndaj duhet të punojmë mbi mendësinë". Afrimi i Rikardo Kakasë në krah të Maldinit dhe Leonados thuhet të ketë stimuluar ekipin, por Rino nuk është dakord. "Nuk duhet të kemi nevojë për legjendat e klubit që të motivohemi. Motivimin duhet ta gjejmë mes nesh, gjatë javës dhe ditën e ndeshjes".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania