Panorama Sport (Albania)

Statistika

-

- Pas një miniserie prej tri ndeshjesh pa fitore në Milano, Roma i ka fituar katër sfidat e fundit ndaj kuqezinjve në "San Siro".

- Për këtë sezon, Milani nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje në shtëpi e për sa i përket Serisë A, ka shënuar dy gola, ato ndaj Napolit. - Në gjashtë ndeshjet e fundit që janë përballur në kampionat, Roma ka fituar në pesë raste dhe kjo ecuri është një rekord për verdhekuqt­ë. Suksesin e fundit ndaj kryeqyteta­sve, Milani e ka arritur në shkurt të këtij viti.

- Në 12 sfidat e fundit, kuqezinjtë kanë fituar vetëm tri herë, ndërsa në pesë raste janë mundur, duke realizuar edhe gjashtë barazime.

- Edin Xheko ka qenë pjesë e katër golave të shënuar nga Roma ndaj Milanit në dy ndeshjet e fundit. Boshnjaku ka shënuar tri herë dhe ka dhënë një asist. - Roma ka fituar vetëm 27 për qind të ndeshjeve ndaj Milanit në Serinë A, praktikish­t 44 në 166 të luajtura. Verdhekuqt­ë kanë një mesatare më të ulët vetëm ndaj Juves (23%).

- Roma është skuadra, ndaj të cilës Milani ka fituar më shumë ndeshje në Serinë A, 73 në 166. - Kryeqyteta­sit kanë dalë me pikë të plota nga fusha në gjashtë rastet e fundit që kanë luajtur të premten. Këtu përfshihet edhe 2- 0 e prillit të 2014, pikërisht ndaj "Djallit"

- Nga fillimi i 2018-s, Milani ka humbur vetëm një ndeshje në shtëpi, pikërisht atë ndaj Beneventos, teksa Roma nuk ka pësuar humbje në 12 transferta­t e fundit, duke koleksionu­ar 8 fitore dhe 4 barazime. - Mes 14 ekipeve të Serisë A, ndaj të cilave ka luajtur të paktën shtatë herë, Roma është ajo së cilës Gonzalo Higuain i ka shënuar më pak gola, vetëm dy. - Stefan El Sharaui, i cili kur luante me Milanin realizoi 21 gola në 83 ndeshje, pas kalimit te Roma i ka shënuar ish-ekipit të tij dy gola në katër përballje. Realizimet e tij kanë ardhur në fushën e "San Siro"-s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania