Panorama Sport (Albania)

Milan-Roma, Xheko sfidon Higuainin

“Pipita” do të zhbllokohe­t, boshnjaku të harrojë Atalantën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Me shtëpi në zonën e rreptësisë, Gonzalo Higuain, i lindur në Brest të Francës, u transferua në Argjentinë dhe sapo mbushi të 20-at u rikthye në Europë. Fillimisht Spanjë, e më pas në Itali. Xheko ka lindur në Sarajevë dhe gjatë luftës në Bosnjë, së bashku me familjen u largua nga kryeqyteti. 19 vjeç nisi rrugëtimin e tij, duke kaluar në Çeki, më pas në Gjermani, Angli për të përfunduar te Roma.

PËRURIM - Gonzalo gjatë verës ndryshoi përsëri vendbanim dhe sistemimi i parë në Milano iu gjet në një hotel, përpara së cilit e prisnin një mori tifozësh. Argjentina­si nuk e njeh ende dhomën e zhveshjes në "San Siro", por Xhenaro Gatuzo shpreson që bomberi përpara portierit rival të ndihet si në shtëpi. 30vjeçari duhet ende të marrë masat e zonës së rreptësisë dhe në këtë kontekst trajneri pretendon që të jetë skuadra që të shkojë pas sulmuesit.

Në sfidën e një jave më parë ndaj Napolit preku vetëm 38 herë topin, por trajneri nxitoi ta mbronte dhe ta inkurajont­e duke deklaruar: "Jam shumë i kënaqur me lojën e tij, pasi dy golat tanë nuk erdhën rastësisht. Ishin lëvizjet e Gonzalos që krijuan ato mundësi. Mendoj se duhet ta shërbejmë më shumë sepse ai duhet të luajë në 20 metrat e fundit". Stadium tjetër, ndeshje tjetër dhe partnerë të tjerë, me Hakan Çalhanoglu­në që prej disa ditësh feston premierën sezonale në krah të argjentina­sit, madje e gjitha kjo e shoqëruar edhe me postime në rrjetet sociale. Mes të dyve ka harmoni, siç ka edhe me argjentina­sit e tjerë të Milanit: Muzakio, Bilia dhe Hoze Mauri. Për Higuainin kolegë të rinj e fanellë e re, teksa sulmuesit kuqezinj të një sezoni më parë duken të harruar.

KRAHASIMI - Nikola Kaliniç dhe Andre Silva janë zëvendësua­r nga "El Pipita" që, duke marrë si referim pikërisht sezonin e kaluar, sjell me vete një bagazh shumë më të pasur me gola dhe ndeshje. Dyshja e një viti më parë shënoi në Serinë A një total prej tetë golash, fiks gjysma e atyre që Gonzalo realizonte i vetëm me fanellën e Juventusit. Ndryshe nga sa i ndodh me shumicën e ekipeve italiane, Roma nuk është në shijet e Higuainit, i cili

ndaj verdhekuqv­e ka shënuar vetëm tri herë në 12 përballje, teksa në kampionat realizimet reduktohen në dy. Megjithëse në rastin e fundit në ndeshje me Romën mbante tjetër fanellë, ishte pikërisht një gol i tij që vendoste sfidën, me Juventusin që rrëmbente tri pikë dhe shpallej kampion dimri. Duke qenë se sezoni sapo ka nisur, duhen parë tjetërkund "debutimet" e Higuainit me gol. Në këtë këndvështr­im e duke u kapur pas statistika­ve vlen të thuhet se me fanellën e Napolit e gjente golin në takimin e dytë, teksa te "Zonja

e Vjetër" shënonte që në sfidën e parë me fanellën e re.

SHPAGIM - Dy ditë më parë, ndoshta edhe për të pakësuar tensionin, Edin përfitoi nga dielli i Romës për të nxjerrë në shëtitje qenin e tij, që në familje konsideroh­et si një fëmijë. Për boshnjakun ishte dalja e fundit e javës me bashkëshor­ten Amra përpara nisjes së djeshme drejt Milanos. Di Françesko ka qenë i qartë, nuk pranon më naivitet si ai ndaj Atalantës dhe sot do të tentojë tri pikët në "San Siro". Për Romën, shpresat e golit kalojnë te Xheko, i cili ka detyrë të mposhtë mbrojtjen rivale dhe t'u japë një dorë shokëve në rastet kur topi do të jetë në zonën verdhekuqe. Pak për shkak të brishtësis­ë së kuqezinjve, e pak për rolin si qendërsulm­ues, sot boshnjaku do të kërkojë golin e dytë në kampionat. Aftësitë nuk i mungojnë, e aq më pak të vihen në diskutim. Mjafton të shohësh statistika­t e sulmuesit, të cilat flasin për 74 gola në 142 ndeshje me fanellën verdhekuqe (54 realizime në 106 ndeshje në Serinë A). Diçka më shumë se gjysmë goli për ndeshje e bëjnë Xhekon një rrezik ambulant për Donarumën me shokë. Jo më kot, trajneri vijon të sakrifikoj­ë Patrik Shikun, i cili nga një partner është shndërruar në një alternativ­ë, pavarësish­t skemës që ndryshon nga 4-3-3 në 42-3-1. Me çekun në stol, Xheko mbetet terminali ofensiv i vetëm për "bandën" verdhekuqe, e cila edhe një vit më parë merrte tri pikët në "San Siro". Për 32- vjeçarin flasin shifrat, me Milanin që është ndër viktimat e preferuara. Ai u ka shënuar pesë herë kuqezinjve në dy transferta­t e fundit (plus 1 gol kur luante me Volfsburgu­n). Një vit në listën e golashënue­sve të sfidës shkruhej edhe emri i Alesandro Florencit, por mungesa e xholit verdhekuq nuk e penalizoni­n Edinin, e aq më pak historia. Suksesi i fundit në shtëpi për "Djallin" daton më shumë se tri vite më parë, kur Milani fitonte falë golave të Van Ginkelit dhe Destros, më këtë të fundit që i ka provuar pa sukses të dyja fanellat dhe stadiumet përkatëse. Sot është radha e Higuainit dhe Xhekos, dy bombera që me golat e tyre kanë treguar me fakte se dinë të ndezin stadiumet...

 ??  ??
 ??  ?? 2 maj 2004, falë një goli me kokë të Andrij Shevçenkos, pikërisht ndaj Romës, Milani shpallej kampion Italie për herë të 17 në historinë e klubit
2 maj 2004, falë një goli me kokë të Andrij Shevçenkos, pikërisht ndaj Romës, Milani shpallej kampion Italie për herë të 17 në historinë e klubit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania