Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu-Laçi, Shehi do fitore me “silenciato­r”

Kampionat shumë i vështirë, por do t u japim dorë të rinjve

- LLAZI SARO

Skënderbeu do të lua jë ndeshjen e javës së tretë në shtëpi përballë Laçit. Pavarësish­t se është një ndeshje pa tifozë, çka e vështirëso­n më shumë takimin për Shehin, ky i fundit është sërish i bindur se ekipi i tij i ka potenciale­t për të marrë maksimumin. Për trajnerin korçar, kjo ndeshje ndryshon mjaft nga ajo e Superkupës, ndërsa kërkon që të vijohet me rezultate pozitive. Mungesa e alternativ­ave duket se nuk e shqetëson trajnerin, pasi me kalimin e javëve çdo gjë do të konsolidoh­et.

Shehi, Laçi kundërshta­ri i radhës në kampionat. Sa ndryshon nga ajo përballje e Supërkupës?

Sigurisht që është një takim me specifikë të ndryshme nga ajo që luajtëm në Superkupë. E njohim dhe është një kundërshta­r që luan futboll të mirë, por një ndeshje në Superkupë luhet ndryshe nga ajo e kampionati­t. Kanë një skuadër të re, por nga mënyra si luajnë duket se janë një ekipi kompakt. Është për t'u vlerësuar në maksimum Laçi, pasi edhe në renditje janë me katër pikë në dy javët e para.

Ndryshe nga dy takimet e para, Skënderbeu nga ana e vet a do të ndryshojë në fushë?

Ndeshje pas ndeshjeje, në varësi edhe të gjendjes së lojtarëve, do të ketë edhe ndryshime si rezultat i situatave të ndryshme të takimit të radhës. Aktualisht, ende nuk kemi vendosur një gjë të tillë, por mund të them se afrimet kanë qenë në momentet e fundit të merkatos dhe kërkojnë kohën e tyre. Shpresojmë të përshtaten sa më shpejt me grupin që të na japin një dorë.

E keni fjalën për Filin? Jo vetëm Fili, sepse ai është një lojtar që është përshtatur me kampionati­n shqiptar dhe e njeh mirë këtë kampionat. Të tjerët që kanë ardhur nga kampionate­t e tjera duan përshtatje. Këtu bën pjesë edhe sulmuesi Guindo.

Skënderbeu është përgjithës­isht i ndërtuar mbi lojtarë të rinj, a japin garanci për kampionati­n e gjatë?

Unë personalis­ht jam pro lojtarëve të rinj pasi kanë cilësi, por ata duan përkrahje. Më vjen mirë që janë ambientuar dhe po japin maksimumin në çdo ndeshje. Te Skënderbeu nuk ka dallime,

të gjithë janë lojtarë të këtij ekipi dhe janë po njësoj të rëndësishë­m.

Si ju duket kampionati pas dy javëve të para?

Kampionati është i fortë këtë vit dhe këtë e them me bindje. Është një kampionat i fortë ku mund të fitosh me të gjitha dhe mund të humbasësh me të gjitha. Prandaj them se të gjitha ndeshjet duan vlerësim dhe përqendrim maksimal. Është shumë shpejt për të bërë ndarjen e ekipeve pretendent­e, por do të jetë kampionat i gjatë dhe i fortë.

Sa do të ndikojë në ndeshjen e radhës mungesa e tifozëve?

Sigurisht që është një mungesë e madhe. Ne luajmë në shtëpinë tonë, por nuk do të kemi mbështetës­it tanë të pranishëm në këtë takim. Futbolli luhet për tifozët dhe kjo është diçka që ia humb bukurinë një ndeshjeje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania