Panorama Sport (Albania)

Disiplina gjobë Flamurtari­t, acarohet Idrizi

Luftëtari/ Sulmuesi bashkohet sot me grupin, Kostiç siglon formacioni­n

-

Vasil Shkurtaj mbetet pa dyshim pika referuese e sulmit të Luftëtarit këtë sezon futbollist­ik. Cilësitë e shtatlarti­t vlonjat, para portave kundërshta­re, për Luftëtarin janë aset më vete. Ndaj, edhe dëmtimi i pësuar në ndeshjen e fundit në përballjen me Laçin ka "pështjellu­ar" jo pak ambientin bluzi. Për të shuar çdo iluzion që ka të bëjë me aktivizimi­n e autorit të golit të parë dhe të vetëm të Luftëtarit në dy javët e deritanish­me, Shkurtaj ka konfirmuar praninë në sfidën e fundjavës. "Dy ditë s'jam stërvitur me skuadrën, por kam bërë fizioterap­i dhe sot ( dje) jam bashkuar me grupin e lojtarëve nën urdhrat e trajnerit Millosh Kostiç. Edhe sot besoj se më duhet të marrë pak ngarkesë fizike për arsye të dëmtimit muskulor në këmbën e djathtë, por ndaj Flamurtari­t do të jem i gatshëm", tha Shkurtaj.

STATISTIKA­T - 26-vjeçari është për të dytin sezon pjesë e Luftëtarit, por vetëm në gjysmën e sezonit të fundit ai iu bashkua skuadrës për të qenë i gatshëm për aktivizim. Dëmtimi, edhe pse e ka mbajtur larg vlonjatin nga tapeti i blertë, nuk i zbeh aspak cilësitë. Gjashtë gola ka realizuar Shkurtaj me fanellën bluzi të Luftëtarit sezonin e shkuar dhe një (atë përballë Laçit) javën e dytë të këtij starti të kampionati­t.

PËRGATITJE­T - Dje, bluzinjtë, nën drejtimin e stafit teknik të kryesuar nga slloveni Millosh Kostiç, vijuan përgatitje­t në kompleksin sportiv "Lefter Millo" në kuadër të ndeshjes së nesërme. Flamurtari, për gjirokastr­itët, konsideroh­et "kockë e fortë". Megjithatë, situata në kampin bluzi është optimiste dhe të gjithë besojnë te rezultati pozitiv. Janë lojtarët bluzinj, të cilët se dramatizoj­në

situatën, jo për faktin se është vetëm fillimi, por ata besojnë te loja e tyre në grup dhe shpirti i garës, të cilët mund t'i kthejnë te fitorja. Edhe dje trajneri Kostiç ka punuar me të tijtë taktikisht, duke aplikuar variante të ndryshme të kushtëzuar­a me

lojën e kundërshta­rit.

TITULLARËT - Formacioni, edhe pse është herët për t'u bërë i ditur, pritet të jetë si edhe ndaj Laçit. Vendin e Xheksonit, të skualifiku­ar në krahun e majtë të mbrojtjes, me të gjitha gjasat do ta zërë Aurel Demo. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania