Panorama Sport (Albania)

“Dua Europianin, Maldini më dha leksion”

Fitova Champions in me Milanin se më ndihmoi edhe babai

-

Kristian Panuçi i thur elozhe De Bi azit për skuadrën që i la në dispozicio­n dhe është i bindur se skuadra e tij do të luftojë për Europianin. Në një intervistë për "Gazzetta dello sport", trajneri i Shqipërisë rrëfen edhe disa nga sekretet e karrierës së tij, ku tregon se cili është leksioni më i madh që i ka dhënë Paolo Maldini.

Milan dhe Roma, çfarë ndjesish ju vijnë ndërmend tani, duke e nisur që nga Milano?

Ishte fati im. Mbërrita 20 vjeç në Milanelo dhe gjeta një grup shokësh të jashtëzako­nshëm, që më ndryshuan mentalitet­in. Milani do të thotë titull, Champions, parfum Europe, kulturë sportive dhe edukim futbollist­ik. Njerëz si Tasoti, Maldini, Barezi dhe Donadoni më bënë të kuptoja rrugën e duhur.

Kjo është një gjë që e thonë të gjithë ata që kanë shkelur në Milanelo, por ju duhet të na jepni një shembull konkret...

Sigurisht. Është shumë e thjeshtë: kishim stërvitje në dhjetë e gjysmë dhe unë paraqitem në stërvitje në 10 fiks. Pashë Barezin që kishte nisur punën që në orën 09: 30... Mendova se kisha ngatërruar orar, por ai moment më bëri të kuptoj se aty kishte një bërthamë lojtarësh të papërsërit­shëm, që punonin aq shumë sa të vinin në vështirësi nëse nuk bëje si ata.

Po Roma çfarë ju sjell ndërmend?

Isha 28 vjeç dhe ishte rinia ime e dytë, ku unë shpalosa gjithë seriozitet­in profesiona­l të kultivuar te Milani dhe Reali i Madridit. Roma do të thotë emocione të mëdha, një ndjesi unike që vetëm kur shkon të luash aty e kupton. Shkon në Romë, dëgjon tribunën e ultrasve që të mbështet dhe bëhesh një luftëtar që nuk ka frikë nga asgjë. Jo më kot kam vendosur të jetoj në Romë.

Sa ju pëlqen të riktheheni dhe të jeni trajner te Milani ose te Roma?

Të kthehesh aty ku ke luajtur më parë është shumë e bukur, është një ëndërr për të gjitha emocionet që ke përjetuar. I uroj Di Françeskos të qëndrojë sa më gjatë në krye të Romës, por shpresoj gjithashtu që një ditë fati dhe mundësitë të më çojnë te Roma për të qenë një herë trajner i saj.

Milani do të thotë Maldini dhe Roma Toti?

Më vjen të qesh kur dëgjoj se Paolo nuk ka eksperienc­ë si drejtues. Futbolli dhe Milani janë bota e tij dhe ka mbi shpatulla më shumë se 1 mijë ndeshje. Tani, më thoni ju mua, nëse ai nuk di të flasë me një futbollist ose ta "shikojë" atë si duhet për të kuptuar nëse është apo jo i duhuri? Në botën e topit duhen njerëz që kanë luajtur futboll, sepse ka edhe nga ata që vijnë nga profile të tjera. Maldini na ka transmetua­r të gjithëve ne vlerat e Milanit. Leksioni më i madh që më ka dhënë mua dhe që e kujtoj shpesh është: Kundërshta­ri më i madh i imi, është vetja ime.

Ju pëlqen dyshja PaoloLeona­rdo?

Shumë, janë dy persona të mirë dhe Leo është një drejtues ekspert. Mund të ndërtojnë një Milan fitues.

Edhe Toti nuk mund të bënte gjë tjetër, veçse të vazhdonte si drejtues te Roma...

Ai është një institucio­n. Për lojtarët, ai ka një vlerë të jashtëzako­nshme, është një figurë e rëndë në raport me skuadrën dhe është një përfaqësue­s i nivelit të lartë edhe për imazhin e klubit në arenën ndërkombët­are. Por unë e kujtoj ende si futbollist, ai shikonte aty ku të tjerët nuk mund të shikonin dhe bënte gjithnjë diferencën.

Folët për një Milan fitues, ka shumë optimizëm, apo jo?

Skuadra më pëlqen. Vitin e kaluar bëri një fushatë të rëndësishm­e blerjesh dhe tani mund të bëjë shumë më mirë sesa vendi i gjashtë. E vendos mes pesë skuadrave që do të luftojnë për Champions. Do të thosha të njëjtën gjë për Romën, por ajo është dobësuar paksa. Ka humbur lojtarë të rëndësishë­m si Naingolan që jepte shkëndijat e para të ndeshjes, ka humbur edhe Strotmanin, një luftëtar i rrallë. Klajvert është i zoti, por duhet parë. Kristante dhe Pelgrini janë e ardhmja e Italisë.

A mund të thuhet e njëjta gjë për dyshet Konti-Kaldara dhe Romanjoli- Kalabria?

Një mbrojtje e gjitha me italianë mua më pëlqen shumë. Milani i së shkuarës ka bërë gjëra të mëdha duke u bazuar te boshti italian. Duken të gjithë lojtarë me të ardhme, por u takon edhe trajnerëve të tyre që të nxjerrin më të mirën.

Gatuzo dhe Di Françesko, çfarë trajnerësh janë siprofesio­nalizmin pas teje?

Ishin lojtarë që ofronin sasi në fushë me karaktere shumë të fortë dhe me ide të qarta. Kështu janë edhe tani, por ama dinë të nxjerrin më të mirën nga ekipi që kanë në dispozicio­n. Euzebio e ka treguar veten e tij edhe te Sasuolo, ndërsa për Rinon ky është viti kur duhet të tregojë se është një trajner i rëndësishë­m.

Zgjidhni tre emra trajnerësh që kanë lënë gjurmë te ju?

Kapelo më ka mësuar dhe mentalitet­in fitues. Saki në Kombëtare më mësoi perfeksion­in në mbrojtjen me katër vetë: për mua ishte vendimtare. Ndërsa Spaleti në moshën 32- vjeçare arriti gjithsesi të më përmirëson­te akoma më shumë. Por, dua të shtoj edhe dikë tjetër, babanë tim. E them këtë sepse në finale të Ligës së kampioneve kundër Barcelonës, ku mungonin Barezi dhe Kostakurta, unë bëra mur në të majtë sipas stilit që më kishte mësuar im atë kur isha fëmqë ijë. Nuk do ta harroj kurrë këtë.

Nesër ju nuk do të jeni në "San Siro" sepse keni angazhime me përfaqësue­sen e Shqipërisë, apo jo?

Në Shqipëri jam shumë i lumtur. Federata punon me seriozitet dhe nëse gjërat shkojnë mirë e do të kem një ekip të kompletuar, mendoj se kam në dispozicio­n një skuadër të mirë. De Biazi më ka lënë trashëgimi të rëndësishm­e. Objektivi pa dyshim është që të kualifikoh­emi në "Euro 2020".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania