Panorama Sport (Albania)

Milan heroik, Kutrone “djeg” Romën në shtesë

esi hbllokon, por bara imi i !a "ios nuk mjafton

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në frymën e fundit... Në sulmin e fundit... Në pa simin e fundit filtrues... Në "San Siro" fiton Mi lani, ndërsa Roma "paketohet" në vetvete dhe në të ;<-ën bie në tapet. Ai që zgjidh sfidën është Patrik Kutrone, i shërbyer në mënyrë gjeniale nga Gonzalo =iguain, pas një ndeshjeje që dukej se nuk do të lëvizte nga barazimi, edhe me "urdhër" të ">AR"-it. Përpara syve të Kakasë, Leonardo e Maldinit apo edhe presidenti­t Skaroni dhe Gordon Singerit ?djali i pronarit të fondit "Elliot"@, Milani lufton, por edhe një herë tjetër nuk arritën që ta mbyllin në mënyrën e duhur një situatë avantazhi ?gol i Kesit@, ndërsa Roma e detyruar që të ndjekë arrin të shpëtojë "lëkurën" me barazimin e Aacios, por vetëm deri në minutën e ;<-të, kur "San Siro" shpërtheu nga gëzimi si në kohët e arta.

MILAN I KARIKUAR

Një shi i fortë shoqëroi ndeshjen, por një tjetër shi, këtë herë duartrokit­jesh shoqëroi Milanin deri në dhomat e zhveshjes, pas fundit të pjesës së parë, sepse kuqezinjtë jo vetëm e mbyllin në avantazh, po ofrojnë një futboll që tregoi garanci dhe soliditet, i cili u shpërblye edhe me golin e Kesit. Në minutën e 40-të, Bonaventur­a ofron një top filtrues për Rodrigez, i cili gjen jashtë pozicioni A acion e Marçanon dhe mesfushori nga Bregu i Aildishtë nuk mund të gabojë. Të gjithë duartrokas­in, sepse "Djalli" e meritonte avantazhin: Bilja bën "gjeneralin" në mesfushë, = iguain tregon një dëshirë të çmendur për të gjetur golin e parë, por ndihmon edhe ekipin, ndërsa Suso tenton, po frenohet nga Olsen.

Z JO ET ROMA

Në pjesën e dytë, Di Arançesko kalon nga 3-4-1-2 në 4-2-31, duke hedhur në fushë El Sharauin për Marçanon dhe gjërat ndryshojnë menjëherë. Sinjalin e parë e dha Xhekon, që përfiton nga një top i humbur nga =iguaini, por goditja e boshnjakut vetëm sa përshëndet kuadratin. Më pas, Donaruma, i kritikuar pas sfidës me Napolin, bën disa pritje shpëtimtar­e, me të cilat bën paqe me tifozët, por në të <;-ën, Xhixhos i duhet që të nxjerrë topin nga fundi i rrjetës, teksa Aacio godet saktë në rrëmujën e zonës, një top që nuk arriti të largohej nga Kalabria, pas një goditjeje këndi.

O IO AR E KUTRONE

Kalojnë vetëm pak sekonda dhe Milani bën 2-1: "Pipita" =iguain djeg në kundërsulm Romën, duke dribluar edhe Olsenin, por festa e çmendur e argjentina­sit shkon më kot. >erdhekuqtë thërrasin në apel ">AR"-in dhe Gonzalo ishte një atlete përpara kundërshta­rit dhe goli anulohet. Gjithsesi, në të 80-ën, edhe Roma feston më kot, pasi në këtë rast, ">AR"-i shpëton Milanin, pas golit të Nzonzit që preku dy herë me dorë topin, në zonën e vogël të portierit, përpara se të godiste. Por, emocionet nuk kishin mbaruar ende. Gatuzo i dhuron debutimin Kastijehos, ndërsa hedh në fushë edhe Kutronen, të harruar në hije pas ardhjes së =iguainit, ndonëse duke parë aksionin e fundit, në minutën e ;<-të, ndoshta Milani ka gjetur dyshen e duhur të sulmit: "Pipita" merr një top në hyrje të zonës dhe ofron një asist "alla Iniesta" mes mbrojtjes romaniste, me të cilën Kutrone dërgon "Djallin" dhe "San Siron" në parajsë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania