Panorama Sport (Albania)

Tension te Parma, tifozi sulmon Ronaldon

Trajneri Alegri e karikon: Më pëlqen fakti që Kristiano është i nervozuar...

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Sikur të mos mjaftonte nervozizmi i shkaktu ar nga fakti që nuk fitoi çmimin e "Lojtarit të Vitit", i cili duket se e ka nervozuar shumë portugezin dhe e shtyu atë që të dezertonte mbrëmjen gala të shortit të Ligës së Kampioneve, edhe dje ka qenë një ditë e tensionuar për Kristiano Ronaldon. Juventusi udhëtoi në Parma me tren, për të luajtur sfidën e sotme të kampionati­t, por sapo kanë marrë shkallët elektrike për t'u ngjitur në daljen e stacionit, ku skuadrën e priste autobusi, një person ka shkaktuar disa momente frike. Ndoshta ka qenë një fans personal apo i Juves, në kërkim të një autografi apo një selfie, ndoshta ka qenë një anti-juventin, apo kushdo tjetër, por fakt është që një person ka kaluar në mënyrë të frikshme ndarëse e shkallëv lëvizëse duke kërkuar kontaktin me 33vjeçarin, por dy truprojat që e shoqërojnë portugezin në çdo milimetër që ai lëviz, kanë ditur që ta frenojnë menjëherë dhe kanë shmangur çdo aksident të mundshëm. Ronaldo është parë i tensionuar, por gjithçka rodhi pa probleme.

FLET ALEGRI - Në vigjilje të sfidës me Parmën, në konferencë­n për shtyp, edhe trajneri Masimilian­o Alegri nuk kishte sesi t'i shpëtonte pyetjes mbi dezertimin e Ronaldos në shortin e Champions- it. "A bëri mirë Ronaldo që nuk u prezantua? Ishte një zgjedhje personale dhe si e tillë duhet respektuar. Ishte i zemëruar. Them vetëm që sezonin e shkuar ka shënuar 15 gola në Champions. Por kjo tregon se sa shumë vazhdon të punojë dhe sa dëshirë ka që të jetë ende më i forti në botë". Dhe mënyra më e mirë për ta harruar zhgënjimin që i la UEFA është ndeshja në "Tardini", ku portugezi do të kërkojë të shënojë golin e parë me ngjyrat bardhezi: "Kristiano është një stimul. Tani ka konkurrenc­ë të madhe, sepse të gjithë duan të luajnë", shtoi Maks. Një tjetër dilemë për t'u vendosur është edhe numri i mesfushorë­ve, me dy apo me tre, ndërsa përpara një vend të sigurt do të ketë për Manxukiçin përkrah Ronaldos. Alegri nuk kërkon të rrezikojë asgjë. "Më intereson vetëm që të kaloj një pushim të qetë. Më pëlqejnë ata që fitojnë dhe herë pas here jam i kënaqur të luaj keq, sepse shërben edhe kjo. Duhet ta bëjmë futbollin shumë më të thjesht sesa ai që duket". Dhe shembulli është ai i dy javëve më parë: "Merrni ndeshjen me Kievon. Bëmë një pjesë të parë shumë të bukur dhe pastaj po humbnim 2-1. Duhet pak për të qenë të bukur dhe jo fitues", përfundoi Maks, duke qetësuar ambientin edhe për gjendjen e Dibalës: "Paulo është i qetë, duhet të rikthehet në gjendjen më të mirë. CR7 duhet të jetë një stimul dhe jo vetëm për të. Në futboll duhet zbritur në fushë dhe vrapuar. Siç e them gjithmonë, nuk është vendimtare, por ndihmon".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania