Panorama Sport (Albania)

Kukësi pa frena, firmos një fantazist francez

Tigroudja mendohet si zëvendësue­si ideal i Shkodrës

- SKERDILAID SULOZEQI

Goditje në sekondën e fundit. Kukësi ka mbyllur merkaton verore me afrimin më të ri të tij. Verilindor­ët fuqizojnë mesfushën me një algjerian me pasaportë franceze. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se 26-vjeçari Shafik Tigroudja ka firmosur me klubin verilindor dhe sot (dje) ka dalë në stërvitje. Bëhet fjalë për një mesfushor qendre me tipare ofensive, që mund të luajë edhe si sulmues i dytë. Lojtari i lindur në Lilë luan me këmbën e majtë. Së fundmi ka qenë pjesë e kampionati­t qipriot tek Alki, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe te Niort në Francë. Duke parë situatën e "nderë" me Shkodrën e Ethemin, trajneri Cungu ka kërkuar nga klubi me çdo kusht një mesfushor tjetër që të bëjë diferencën. Drejtori sportiv i klubit, Nderim Nexhipi, është vënë menjëherë në lëvizje dhe i ka paraqitur dytre alternativ­a trajnerit Cungu, i cili ka pëlqyer shumë 26vjeçarin algjerian me nënshtetës­i franceze. Sapo ka marrë konfirmimi­n e trajnerit, Nexhipi ka hyrë menjëherë në tratativa me menaxherin e lojtarit, duke i paraqitur ofertën e klubit të Kukësit. Duke parë pretendime­t e klubit kuksian dhe mundësia që verilindor­ët shkojnë çdo vit në Kupat e Europës kanë bërë që lojtari të bindet. Gazeta mëson se Tigroudja ka firmosur për 1 vit me Kukësin e do përfitojë 45 mijë euro në sezon, plus bonuset. Mesfushori është federuar dhe do të jetë gati në stol që nga ndeshja me Tiranën.

KARRIERA - Franko-algjeriani ka luajtur në disa ekipe ku së fundmi është aktivizuar në Qipro me Alkin. Në fushë ka qenë 31 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola. Gjatë karrierës së rij, francezi ka luajtur me skuadra të kategorisë së katërt, të tretë dhe të dytë franceze. Futbollist­i ka luajtur në kategorinë e katërt franceze me Le Pontet. Gjatë tre viteve, mesfushori ka koleksionu­ar 62 takime dhe pesë gola. Në sezonin 2014-2016 kalon në League 2 me Chamois Niortais. 27 takime dhe një gol për të në kategorinë më të lartë gjatë karrierës së tij. Më pas shkon te Les Herbiersku aktivizohe­t në 33 takime dhe shënon tre gola. Gjatë karrierës së tij sportive, franko-algjeriani ka 153 takime dhe 13 gola. Në Kukës ai mendohet si zëvendësue­si i Donjet Shkodrës se zor mund të qëndrojë më tek ekipi i Safet Gjicit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania