Panorama Sport (Albania)

Ironi me Jorgjin dhe tifozë majë shkallëve

-

Në një ndeshje ku stadiumi qëndroi i mbyllur për tifozët, duke qenë se fusha e klubit korçar ishte e dënuar, tribuna VIP u mbush në gjithë kapaciteti­n e saj. Drejtuesit e Skënderbeu­t ishin si zakonisht në vendin e tyre, ndërsa mungon ata të Laçit. "Panorama Sport" sjell disa nga momentet më pikante gjatë ndeshjes së djeshme në Korçë.

* Gjatë pjesës më të madhe të takimit, trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, është marrë me Myrto Uzunin, duke e këshilluar dhe udhëzuar në çdo moment që i jepej mundësia. Mërgjyshi vijoi ta bëjë një gjë të tillë edhe pas golit të shënuar, duke mos e marrë në konsiderat­ë aspak faktin që lojtari i dha avantazhin momental në pjesën e parë.

* Trajneri i Skënderbeu­t, Orges Shehi, gjatë pjesës më të madhe të takimit ka qenë në këmbë, duke kërkuar më shumë grintë dhe ritëm nga të tijtë. Shehi shoqëronte me emocione dhe pasion çdo aksion, duke shfaqur edhe gjeste dëshpërimi, veçanërish­t në pjesën e dytë.

* Problemet fizike për Demten dhe Radasin duket se prekën stafin e Skënderbeu­t që menjëherë u interesua për të mësuar më shumë rreth gjendjes së tyre, veçanërish­t të etiopianit, që la fushën i dëmtuar.

* Stafi i Laçit shoqëroi me protesta, sidomos në pjesën e parë, thuajse të gjitha vendimet e kryesorit Enea Jorgji, duke bërë heraherës edhe ironi. "Po të ishte faull për Korçën, do e kishe dhënë edhe të verdhin", ishin ngacmimet që vinin nga stoli i kurbinasve. * Pasioni për të ndjekur ekipin e zemrës nuk mungoi nga tifozët, të cilët gjetën zgjidhje unike, duke vendosur shkallë portative pas tribunës C, në mënyrë që të mos humbitnin asnjë moment të sfidës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania