Panorama Sport (Albania)

Gega: Na duhet fitorja, Partizanit i marr 100%

“Progni iku me dëshirën e tij, Kastriotin s’e nënvlerëso­jmë”

- ILIR CARA

artizani pret sot në orën 19:45 Kastriotin në stadiumin "Selman Stërmasi", takim i cili do të luhet pa praninë e tifozëve. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri Skënder Gega bëri skanerin e Partizanit të tij në ditën e fundit të merkatos, si dhe tregoi qëllimin për duelin me krutanët. Ai ka sqaruar dhe njëherë mosrealizi­min e kërkesave të tij në merkato, si dhe tregoi arsyet e largimit të Gerhard Prognit nga të kuqtë.

Sa të vështirë e shihni takimin kundër Kastriotit?

Jemi munduar t'i shikojmë të dyja ndeshjet e Kastriotit. Kanë bërë një paraqitje të mirë. I kemi analizuar detajet. Nga eksperienc­a them se asnjë s'duhet ta vendosë në dyshim, pavarësish­t se nga ka ardhur. Por na duhet trepikëshi në këtë takim.

Fitorja me Kamzën ju dha qetësinë, a jeni i kënaqur me ekipin?

Loja ishte e ndarë në dy pjesë. Shpeshherë ndodh që ekipi të shfaqet ndryshe në dy pjesë. Pjesa e parë nuk ishte ajo çka ishim përgatitur. Pjesa e dytë tregoi se jemi në gjendje të mirë fizike. Mund të shkonim në rezultat edhe më të thellë. Megjithatë, nuk është kjo paraqitja që unë pres nga Partizani, pasi në stërvitje jemi më mirë.

Është larguar në mënyrë të befasishme Progni, mund të dimë arsyet?

Progni ka qenë pjesë e Partizanit dhe aq kohë sa ka qenë pjesë e jona unë e kam mbështetur. Ka qenë dëshira e lojtarit për t'u larguar. Unë e kisha në plane. Mbase donte hapësirë më të madhe, por s'ka prapaskena. Është vendimi i tij. I uroj suksese.

Ju vjen keq që nuk keni afruar lojtarët që keni dëshiruar në merkato?

Nuk mund të them diçka ndryshe nga ato çka kam thënë më parë për këtë. Lojtarët që kam propozuar, kanë pasur kërkesa financiare të mëdha. 2- 3 kanë ikur në liga më të forta. Më vjen mirë që po mbyllet merkato, pasi është një presion për grupin. Unë e kam thënë gjithnjë se me këtë grup që kam, do të marr përsipër të realizoj 100 për qind. Po e japin në stërvitje dhe gradualish­t do të arrijnë aty ku duam. Nëse dikush do të vinte të bënte diferencën do ishte ndihmë,

por ky është realiteti.

Partizani e ka vuajtur mungesën e golit. U largua edhe golashënue­si më i mirë i sezonit të fundit. Si mund ta zgjidhni këtë problem në ekip?

Çdo vit ka një fytyrë të re. Kemi marrë Mensah dhe Hebaj, më parë ishte Progni. Do të punojmë në stërvitje që ky problem të korrigjohe­t. Kampionati ynë nuk prodhon shumë gola, ndaj nuk është vetëm Partizani që po e vuan këtë problem. Mua më intereson që skuadra të funksionoj­ë si grup. Me Kamzën, për shembull, patëm 2 raste një për një.

A do të rëndojë tek ekipi

juaj mungesa e tifozëve në këtë takim?

Partizani e ka një armë të fortë tifozërinë, nëse do të ishin dhe ata do të ishte mirë për ne. Në futboll nuk mund të luash ftohtë dhe pa mbështetje. Do ishte e rëndësishm­e që tifogrupi "Guerrils" të ishte, pasi na kanë ndjekur dhe jashtë vendit. Uroj që të kthehen sa më parë. Në pjesën më të madhe të Europës ka trazira. Besoj se dënimet kolektive janë të dëmshme. Siç e kam thënë Partizani, veç "Guerrilsav­e", ka të panumërt tifozët që duan ta ndjekin nga afër ekipin. Duhet të përcjellim një mesazh brenda fushe, sporti lidh njerëzit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania