Panorama Sport (Albania)

Partizani blen Eraldo Çinarin

Mbyllet telenovela e shkodranit, “demat” i paguajnë 60 mijë euro Vllaznisë

- ILIR CARA

artizani ka bërë një lëvizje të zgjuar në fund të merkatos, duke afruar një lojtar me perspektiv­ë në ekip. Erqaldo Çinari është lojtari më i ri i Partizanit dhe shkodrani vjen te "demat" me të drejta të plota. Me këtë transferim mbyllet edhe telenovela verore e mesfushori­t me tipare sulmuese, i cili fillimisht u përfol për një kalim në Spanjë tek Alavesh për t'u huazuar më pas tek Istra në Kroaci. Vllaznia e bllokoi këtë transferim, pasi për ata ishte i parregullt dhe u detyrua të rikthehet në Shkodër. Nga kjo situatë ka përfituar Partizani, i cili në limitet e merkatos ka blerë kartonin e lojtarit te Vllaznia. Mësohet se kryeqyteta­sit kanë paguar 60 mijë euro për Eraldo Çinarin, i cili menjëherë ka plotësuar vendin bosh që la Progni. Kur ishte te Vllaznia, Partizani i ka sjellë gjithë fat Çinarit, pasi i ka shënuar gol. Tani pritet që shkodrani t'u kthejë borxhin të kuqve, duke shënuar sa më shumë gola. Çinari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe do të mbajë numrin 7 në fanellë.

SAMIR FAZLI- Merkato quhet e mbyllur, por Partizani pret sërish nga ky proces, pasi lojtarët pa kontratë mund të firmosin në çdo kohë. Mësohet se prej ditësh, Partizani ka në shënjestër një sulmues shqiptar nga Maqedonia, por që nuk mund të firmosë direkt, pasi ka një proces të hapur me kroatët e Rudes. Samir Fazli iu ofrua dy klubeve të kryeqyteti­t, por Tirana hoqi dorë nga ai, pasi i duhet të zgjidhë problemet me klubin kroat. Mësohet se drejtuesit e Rudes kanë kërcënuar me një dëmshpërbl­im prej 500 mijë euro klubet që donin të firmosnin me sulmuesin e tyre. Të kuqtë mbeten në pritje që lojtari të dalë i lirë dhe ta afrojnë në ekip në ditët në vijim. Për momentin ka qenë i vështirë marrja e riskut për të firmosur me Fazlin, pa u sqaruar çështja në Kroaci.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania