Panorama Sport (Albania)

Kamza merr një ish-juventin për portën

Mario Kirev është portieri i ri, rikthehet edhe japonezi Masato Fukui

-

Kamza ka vijuar përforcime­t edhe në ditën e fundit të merkatos, në limite kamzalinjt­ë kanë blinduar portën me një ish-portier të Juventusit. Ndonëse nuk është bërë zyrtare, mësohet se në orët e fundit të fundit të merkatos, Kamza ka arritur akordin me ish-portierin e Juventusit, Mario Kirev. 29-vjeçari pritet që të mbërrijë sot për të firmosur me skuadrën e trajnerit Bledar Devolli, duke blinduar kështu portën së bashku me Avdylin. Transferim­i i portierit u bë i mundur falë menaxherit Kostandin Grillo. Kirev në të kaluarën ka qenë pjesë e Slavias së Sovias, Juventusit (pa u aktivizuar në Seria A), Grashoperi­st, Thun, Poli Timishoara, Otl Slatina, Slavia Sofia dhe Nea Selamina. Gardiani së fundmi është aktivizuar në kampionati­n qipriot ku ka luajtur 9 takime. Në të kaluarën 29-vjeçari ka qenë pjesë edhe e 21-vjeçarëve të Bullgarisë, ndërsa tani do të veshë fanellën e Kamzës në Kategorinë Superiore. FUKUI - Goditje surprizë mund të quhet rinovimi i Masato Fukuit te Kamza. Japonezi ishte menduar si i larguar nga Kamza, por dje klubi e ka prezantuar duke konfirmuar rinovimin e kontratës edhe për një tjetër sezon. Me rikthimin e 29-vjeçarit Kamza ndihet më e plotë në fazën sulmuese me shpresën që ekipi do ta ketë më të lehtë se një vit më parë sigurimin e mbijetesës në Superiore. Fukui nuk është në planet e skuadrës për transfertë­n e nesërme në Durrës, por mund të ingranohet me ekipin në javët në vazhdim. Të besuarit e trajnerit Devolli beson te surpriza në "Niko Dovana" dhe barazimi mbetet synimi minimal për duelin me Teutën. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania