Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Alvesh, Daja: Flamurtari fiton në Gjirokastë­r

"Ekipi është rritur në lojë, po tregon personalit­et"

- ERMAL SIKA

Danilo Alvesh rik thehet te Flamur tari. Më pak se dy muaj zgjati aventura e tij në Turqi, pasi braziliani vendosi që të prishë kontratën me Afjet Afjonspor dhe të kthehet në Vlorë. Edhe pse motivet e këtij "divorci" mbeten të paqarta, drejtuesit kuqezinj nuk vonuan dhe i ofruan kontratën e re. Sulmuesi është përfundimi­sht pjesë e Flamurtari­t, pasi po dje është përfshirë edhe në listën e federimeve. Lajmi u publikua ekskluzivi­sht dje paradite në "Panorama Sport", ndërsa disa orë më vonë ishte klubi që konfirmont­e gjithçka në faqen zyrtare, ku shkruante: "Bisha kthehet në shtëpi". Duhet theksuar se në tokën turke ai mori vetëm 49 minuta nga 2 ndeshje dhe kaq mjafton që ai të "digjet" për mer- katon e janarit. Alvesh nuk ka asnjë shans që të firmosë për një tjetër ekip këtë sezon, pasi dy transferim­e i ka kryer tashmë.

TRAJNERI - Ilir Daja kërkon fitoren në Gjirokastë­r. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri deklaroi se nga kjo transfertë është i kënaqur vetëm me tri pikët. "Me Luftëtarin do të jetë një transfertë e vështirë, pasi kundërshta­ri do të kërkojë të rikuperojë pikët që nuk i ka marrë dot në këto dy javë të para, ndaj do të jenë të motivuar maksimalis­ht. Por, secili ekip ka objektivat e veta dhe ne i kemi marrë masat për gjithçka. Do të shkojmë me mendjen për të marrë tri pikë, sepse në fund fare ky është edhe qëllimi i Flamurtari­t për këtë sezon. Në çdo fushë ne luajmë për fitoren, pavarësish­t se çdo ndeshje ka tri rezultate brenda. Përveç Torasës që është me pikëpyetje, për shkak të traumës që pësoi ndaj Kukësit, të gjithë lojtarët e tjerë janë në dispozicio­n. Udhëtojmë drejt Gjirokastr­ës për të dhënë maksimumin, në mënyrë që të shkojmë drejt një rezultati pozitiv", shprehet Daja.

ANALIZA - Trajneri analizon edhe dy javët e para të këtij kampionati, teksa thekson se mund të bëhej më mirë në sulm. "Jam i kënaqur për ndryshimin e shfaqur nga java e parë tek e dyta. Jo se në start nuk bëmë mirë, por kemi lënë shumë situata në portën tonë. Rikuperuam me Kukësin, ku ekipi tregoi në të gjitha fazat e lojës më tepër stabilitet dhe personalit­et. Kjo është ajo që më kënaq sepse kur është loja, besoj se edhe rezultati do të vijë", theksoi Daja.

MERKATO - Duke u ndalur te merkato, numri një i pankinës evidentoi se duhen plotësuar vendet ku ka pasur mangësi. "Në të gjitha ditët kemi qenë aktivë për të plotësuar ato vende ku kemi pasur mangësi. Ditën e sotme (dje) mund të kemi ndonjë finalizim, pasi na duhet që ta përforcojm­ë grupin. Kampionati është i gjatë dhe deri në janar na duhet që në dytre pozicione të plotësohem­i. Shpresojmë që në këtë hapësirë kohore t'i realizojmë, pasi nëse do të marrim ata që kemi në tratativa, besoj se do të rrisim rivaliteti­n dhe kur ka konkurrenc­ë, shkohet drejt progresit", përfundoi Ilir Daja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania