Panorama Sport (Albania)

Elbasani, vjen një nigerian për sulmin

Kristian Ezike del në stërvitje, klubi pret një portier dhe një mbrojtës

-

Elbasani afron një nigerian për sulmin. Kristian Ezike ka dalë dje në stërvitje dhe mund të llogaritet si afrimi më i fundit i verdhebluv­e. Sulmuesi nuk është një emër i panjohur për Kategorinë e Parë, pasi pjesën e dytë të sezonin të kaluar e mbylli pikërisht në Rrogozhinë. Ai me Egnatian luajti 9 ndeshje dhe realizoi 3 gola. Me shumë gjasa, Ezike do të luajë në kupë ndaj Orikumit të dielën në Elbasan dhe shpresohet që ta nisë mbarë aventurën e tij me skuadrën e re. Në klub e shohin si një përforcim që do të rezultojë zgjedhja e duhur. Duke parë kontingjen­tin aktual që po stërvitet me elbasanasi­t, mësohet se drejtuesit kërkojnë të paktën edhe dy afrime të tjera këto ditë të fundit të merkatos. Po kërkohet me ngulm afrimi i një portieri, si edhe i një mbrojtësi, për t'u konsiderua­r si të kompletuar për kampionati­n në vijim. Gazeta mëson se gjatë këtyre ditëve kanë qarkulluar shumë emra në tavolinë, por duke qenë se janë ditët e fundit, nuk duan të bëjnë afrime të nxituara që mund të mos i shërbejnë skuadrës. Për të gjetur këta dy futbollist­ë, verdheblut­ë po i mbajnë shpresat te lojtarët e Superiores që do të mbeten pa skuadër, ndaj edhe afrimi i tyre po zgjatet shumë. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse deri në mbylljen e merkatos elbasanasi­t do t'ia dalin t'i afrojnë futbollist­ët e kërkuar apo do të kënaqen me këta që kanë aktualisht. KUPA - Ndeshja e parë zyrtare për këtë sezon është ajo e kupës, ditën e nesërme, përballë Orikumit. Objektivi i elbasanasv­e është që ta kalojnë me sukses këtë tur, edhe pse e kanë të qartë se rrugëtimi i tyre mund të mos shkojë gjatë. Pritet që në fushë të hidhen lojtarët më në formë që ka aktualisht skuadra, teksa bregdetarë­t do t'i presin në orën 16:00 në kompleksin sportiv "Shefqet Lamçja". V.Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania