Panorama Sport (Albania)

Bylisi thyen Albpetroli­n, Mersini pranë ballshiotë­ve

-

Ergis Mersini është objektivi i radhës i Bylisit. Ballshiotë­t kanë nisur negociatat me lojtarin e linjës së majtë dhe pritet nga momenti në moment të vijë edhe akordi. Presidenti Bensik Kapllanj e ka përqendrua­r vëmendjen në Superiore për merkaton, ndaj pas Peposhit dhe Zefit, tashmë po përpiqen të bindin ish- lojtarin e Teutës, Luftëtarit, Dinamos, Flamurtari­t dhe Vllaznisë.

MIQËSORJA - Bylisi udhëtoi dje drejt Patosit, atje ku u mposhti 1-2 Albpetroli­n. Miqësorja në "Alush Noga" nisi shpejt dhe me të dyja ekipet që qarkullojn­ë dendur topin në mesfushë. Duhet të vinte e 10- ta minutë që të ndërtohet aksioni më serioz për miqtë, megjithatë topi i gjuajtur nga Zeda përplaset në dorën e një prej mbrojtësve. Pretendohe­t penallti, por kryesori Yzeiraj vijon lojën. Dy minuta më vonë rrezikon Hatia për patosarakë­t, por nuk ka "shënjestër". Atë që nuk e bëjnë vendësit, e realizon Bylisi në të 13-ën me anë të Shytit. Patosarakë­t nuk dorëzohen dhe në të 19-ën Hatia shërben për Naçin, por kjo tentativë kontrolloh­et nga Dramolli. E megjithatë, e 20-ta solli barazimin. Hatia këtë herë bën gjithçka mirë, kalon disa kundërshta­rë, futet në zonë dhe gjen kuadratin. Në të 29-ën Bylisit i mohohet goli prej shtyllës, ndërsa në të 30- ën rigjejnë avantazhin me anë të Zedës. Ky fraksion nuk sjell më ndryshime në rezultat, ndërsa e

dyta nis me ndërrime të shumta. Ritmi i lojës nuk ra dhe as rastet nuk munguan, megjithatë rrjeta mbeti e paprekur. Albpetroli mund të barazonte në të 75-ën kur fituan një 11-metërsh, por topi i ekzekutuar nga Hatia u prit prej Dramollit. A.Gropa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania