Panorama Sport (Albania)

Malaga blen Keidi Baren, Atletiko Madrid ruan 20% të kartonit

Mavraj në bisedime me skuadrën greke, ekipi "ul pazarin"

-

Një gol ndaj Liverpulit, duke kontribuar në trofeun "Audi Cup" dhe paraqitje mjaft të mira me skuadrën e Simeones, kanë bërë që Keidi Bare të qëndrojë sërish në ambientin spanjoll. Kapiteni i Kombëtares U-21 është transferua­r te Malaga. Në ditën e fundit të merkatos së transferim­eve, shqiptari nuk mund të federohet në skuadrën e tij, por duhet që të jetë pjesë e Atletiko Malagueno ose skuadra B. Kjo, për një edicion, teksa dy vitet e tjera të kontratës do të bashkohet me ekipin e Malagës. Futbollist­i i Kombëtares dhe kapiteni i ekipit Shpresa, po bën një ndryshim ambienti në Spanjë, por bardhekuqt­ë kanë ende besim tek aftësitë e mesfushori­t.

- Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar se Atletiko Madrid ka ruajtur 20 për qind të kartonit të shqiptarit, si tregues i qartë i besimit se ai është një element premtues për të ardhmen dhe në rast rishitjeje, të sjellë përfitime në arkat e madrilenëv­e. Mesfushori kuqezi është prezantuar dje në ambientet e klubit të ri për të nisur aventurën në edicionin 2018-2019. Shqiptari do të rikthehet të luajë në Spanjë me Kombëtaren U- 21, si kapiten i saj për të sfiduar përfaqësue­sen U-21 spanjolle.

Aris u interesua për shërbimet e tij, por fillimisht, shqiptari ngriti disa pretendime financiare. Tashmë, që duket se ka humbur çdo kontakt në merkato, mbrojtësi i Kombëtares është i interesuar

që të nënshkruaj­ë, por skuadra greke kërkon që të ulë shifrat kontraktua­le. E tillë është situata aktuale e Mërgim Mavrajt me Kombëtaren shqiptare. Mes Arisit dhe mbrojtësit të Kombëtares u fut në negociata mesfushori Migjen Basha, i cili nënshkroi për

ekipin grek disa ditë më parë. Duke qenë një futbollist i lirë, Mavraj nuk kërkon që të nxitohet për të bërë zgjedhjen e tij, teksa interesime­t në adresë të qendërmbro­jtësit kuqezi nuk kanë munguar edhe nga Italia dhe kampionate të tjerë si ai turk dhe grek.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania