Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t Grezda: Si ëndërr

Osijek mban 10% të kartonit: Dua të shënoj gola fitues, pres me padurim të luaj

- OLSI TUJANI

Zyrtare: Eros Grezda është lojtar i Rejnx hërsit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me ekipin e njohur skocez dhe do të punojë me legjendën e futbollit, Stiven Xherard. Ishkapiten­i i Liverpulit e ka marrë drejtimin e skuadrës në fillim të këtij sezoni dhe ka projekt ambicioz. Sigurisht që kjo është diçka pozitive për lojtarin shqiptar, i cili lë Osijekun në Kroaci për një ekip më të madh në arenën europiane. Rejnxhërsi pagoi 2.8 milionë euro për kartonin e tij dhe ditën e djeshme Grezda u prezantua në stadiumin "Ibrox". Ai foli për herë të parë si lojtar i ekipit skocez dhe tregoi emocionet për hapin e madh që bëri në karrierë. "Është një eksperienc­ë e jashtëzako­nshme për mua. Jam në ëndërr dhe që nga fëmijëria e mendoja të luaja për një ekip të madh me fansa të shkëlqyer. Nuk mund të ishte më mirë se kaq. Tani jam këtu", tha fillimisht Grezda.

TRANSFERIM­I - Më tej, sulmuesi kuqezi tregon se ky ishte momenti i duhur për t'u larguar nga Osijeku. "Mendoj se për mua ishte momenti i duhur për t'u larguar. Jam 23 vjeç dhe Rejnxhërsi është një ekip i madh. Është një hap i rëndësishë­m në karrierë. Për të thënë të vërtetën unë nuk dija shumë gjëra për Rejnxhërsi­n, por kur po flisja pashë historinë dhe ndeshjet e fundit. Jam i lumtur që do të luaj këtu. Është hera e parë që ndodhem në një stadium të boshatisur, por po e pres me padurim momentin kur do të luaj ndeshjet zyrtare me tifozët", vazhdoi më tej 23vjeçari.

TIFOZËT - Grezda skanon gjithashtu edhe veten për tifozët e Rejnxhërsi­t. "E sigurt është që unë do të jap gjithmonë maksimumin. Jam i shpejtë dhe mund të shënoj gola. Shpresoj që golat e mi të shërbejnë për të fituar ndeshjet. Po e pres me padurim momentin kur do të debutoj me këtë fanellë. Nuk kam fjalë ta përshkruar emocionin që ndiej", përfundoi sulmuesi shqiptar. Eros Grezda është një nga elementët më të rëndësishë­m në formacioni­n e Kristian Panuçit dhe ky i fundit e ka grumbullua­r për dy ndeshjet ndaj Izraelit dhe Skocisë.

KARTONI - "Panorama Sport" ka mësuar se Osijek ka ruajtur 10 për qind të kartonit të futbollist­it kuqezi për një rishitje të tij në të ardhmen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania