Panorama Sport (Albania)

"Juvja favorite, Ronaldo s~garanton Champions-in"

-

Ronaldo "Fenomeni" ishte një ndër përzgjedhë­sit e goglave Monako e, me sa duket, përvoja i ka pëlqyer. Braziliani ka folur për shortin, por nuk ka kursyer edhe adashin e tij me pasaportë portugeze. Ju dhe CR7 jeni legjenda të Realit, cili është më i lidhur me klubin?

E dua më shumë se Barçën atë klub. Ka qenë i fortë para Ronaldos dhe i tillë do të vazhdojë të jetë edhe tani që ai iku. Madrilenët janë favoritë për Ligën e Kampioneve dhe pa portugezin do të jetë në sfidë e madhe për të gjithë. A është Reali ende i fortë? Mbase më shumë sesa Juvja e CR7-ës?

E sigurt është që Ronaldo ka shkuar në një tjetër ekip të jashtëzako­nshëm, që në finalet e fundit ka qenë pjesëmarrë­se e rregullt. Champions-i nuk është një trofe i lehtë për t'u fituar, ndaj ardhja e Ronaldos nuk ua jep automatiki­sht bardhezinj­ve. Unë i uroj më të mirën dhe Juves i duhen njohur meritat e një supergodit­jeje në merkato.

Dikur luhej Ronaldo kundër Zidan, Inter kundër Juves. Pas Murinjos sikur nuk pati më konkurrenc­ë?

Interi mbetet në zemrën time, edhe pse e kam ndjekur pak e nuk kam folur me Moratin. Arritja në Champions është një rezultat i madh për ta, do të maten me më të mirët dhe e meritojnë.

Meqë përmendëm Zidanin, u habitët kur u largua nga Reali?

Nuk është e lehtë të fitosh Champions-in tri herë radhazi, askush nuk ia ka dalë. Zizunë e njoh mirë, është trajner i zoti dhe njëri i madh, pa dyshim lojtari më i fortë me të cilin kam luajtur.

Thonë se mund të marrë Mançester Junajtidin...

Nuk e di ç'po ndodh në Mançester, por nuk mund të kritikohet Mou. Është special dhe ka fituar shumë. Zidan, Ronaldo, Mesi e CR7 janë më të fortët e viteve të fundit. Cili është sipas jush më i miri?

Mos më pyesni mua, nuk krahasohen lojtarët e epokave të ndryshme. Pranoj zgjedhjen e tifozëve (qesh).

Nejmari nuk është ende pjesë e kësaj kategorie, si mendoni?

Kur fiton është më i miri, kur humbet ke gabuar çdo gjë. Futbolli i tillë ka qenë edhe në kohën time.

Sipas jush, Brazili nuk ka dalë më kampion, përse?

Jemi fabrikë yjesh, por gabojmë kur duhet të hedhim hapin e madh. Duhet të mësojmë nga Europa, Italia, Spanja, Gjermania e Franca kanë fituar katër edicionet e fundit, më parë kishte ekulibër.

A ju dhemb ende humbja e finales në Francë, në 1998ën?

Nuk ishte ndeshja më e mirë që kam luajtur. Katër vite më pas, kur mendova se nuk do të luaja më, m'u dha mundësia për të larë hesapet me historinë. Nisa të shijoj përsëri lojën, por kur filluan dhimbjet vendosa të tërhiqem. Tani po gëzoj familjen dhe jetën në Madrid.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania