Panorama Sport (Albania)

Kovaç: Bajern, dua tripletën!

"I lumtur që Boateng qëndroi, këtë sezon kemi mbrojtjen më të mirë në Europë"

-

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ka qenë i pranishëm në intervistë­n e zhvilluar para ndeshjes në transfertë kundër Shtutgarti­t, ditën e sotme, në orën 18:30. Kovaç ka folur për gjendjen e skuadrës dhe shortin e Champions-it, i hedhur ditën e enjte në Montekarlo. Bajerni do të luajë në Grupin E, me skuadra si AEK-ku i Athinës, Benfikën e Lisbonës dhe Ajaksin e Amsterdami­t. Kampionët janë dukshëm favoritët për t'u renditur të parët në grupin e tyre.

Çfarë mendimi keni për shortin e Champions-it?

Mund të them që është një grup shumë interesant. Mezi po presim të luajmë ndeshjet ndaj disa prej skuadrave më me traditë në arenën europiane. Bajerni ka tri sezone që shkon në gjysmëfina­len e Champions- it, ndaj dhe në këtë sezon shpresoj që të kemi të njëjtin sukses. Do të japim gjithçka, por për ta bërë këtë duhet të kemi të gjithë lojtarët në dispozicio­n, aq më tepër kur do të luhet për gjithçka.

Boateng vendosi të qëndrojë, jeni i kënaqur?

Zherom është një mbrojtës i klasit të lartë. Qëkur luante në Berlin mund të dalloje talentin e tij të madh. Shpresoj të mos dëmtohet më, nuk e di nëse në Europë ka ndonjë klub që ka një mbrojtje si e jona me tre lojtarë të klasit botëror. Për sa i përket mundësisë së largimit të tij nga Mynihu, Zherom i kishte të gjitha dyert e hapura për t'u larguar. Por ai vendosi të qëndrojë në klubin e Bajernit dhe të japë gjithçka për skuadrën. Nuk besoj se ai dhe Levandovsk­i janë penduar për këtë gjë.

Kjo do të thotë që nga skuadra nuk do të ketë më largime?

Jo, me largimin e Bernat te Parisi, nga Bajerni nuk do të ketë më lojtarë në ikje.

Skuadra është e plotë dhe unë jam i kënaqur me lojtarët që kam në dispozicio­n.

Ndeshja e radhës është ndaj Shtutgarti­t, si e parashikon­i?

Nesër (sot) nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne. Do

të na duhet të djersitim shumë. Skuadra ka punuar mirë, por na duhet ende pak kohë për të bërë lojën tonë ashtu siç dimë ne, duhet pak durim.

Lojtarët u ankuan shumë në ndeshjen ndaj Hofenhaimi­t për lojë të rëndë nga kundërshta­rët, jeni dakord?

Është e vërtetë që kishte disa momente ku lojtarët kundërshta­rë luajtën rëndë. Por duhet të mësohemi me këtë gjë. Jemi Bajerni dhe lojtarët që luajnë ndaj nesh janë më shumë të motivuar. Shpresoj që në të ardhmen kundërshta­rët të jenë më të sensibiliz­uar.

Kush do të luajë në mbrojtje?

Kam shumë lojtarë të mirë në ato pozicione, nuk e kam vendosur ende se kush do të luajë. Sezoni është i gjatë dhe

në skuadër do të ketë rrotacion, të gjithë do të kenë shansin të luajnë.

Çfarë mendoni për VARin?

Gjatë Botërorit kam parë që VAR ka qenë shumë i rëndësishë­m. Mendoj se po të përdoret në mënyrën e duhur, atëherë nuk do të kemi asnjë problem. Por arbitri duhet të jetë ai që merr më shumë vendime, pasi ata që qëndrojnë në studio nuk ndiejnë të njëjtën gjë si ai që jeton me lojën në fushën e blertë.

Do të vijë Pavard te Bajerni?

Ai është një lojtar shumë i mirë, kjo u pa edhe në ndeshjet e Botërorit. Sigurisht që klasi i tij do të jetë në rritje. Janë shumë skuadra që interesohe­n për të. Duhet të presim se çdo të ndodhë kur të hapet merkato në dimër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania