Panorama Sport (Albania)

Statistika

-

* Humbja më e thellë që Parma ka pësuar në historinë e saj në Serinë A ka qenë pikërisht kundër Juventusit: 7-0 në nëntor të vitit 2014.

* Fitorja e fundit, madje pesë fitoret e fundit që njeh Parma kundër Juventusit në Serinë A kanë ardhur të gjitha me rezultatin minimal 1-0. E fundit është surpriza e prillit 2015, kur një gol i Hoze Maurit gjunjëzont­e gjigantët bardhezi në stadiumin "Tardini". * Mes 20 skuadrave që përbëjnë sivjet Serinë A, asnjë nuk e pret fitoren më gjatë në kampionat sesa verdheblut­ë: tetë ndeshje pa festuar (4 barazime, 4 humbje). * Dy kampionate­t e fundit, Juventusi i ka nisur duke i fituar të tria ndeshjet e para. Gjithsesi, nëse mund sot Parmën, "Zonja e Vjetër" do të vendosë një rekord personal, sepse asnjëherë në histori nuk ka mundur që të fitojë tri të parat radhazi, në tre kampionate radhazi.

* Mes 20 skuadrave aktuale të Serisë A, Juventusi është formacioni që ka rezistuar më gjatë se kushdo tjetër pa njohur humbje në transfertë: 14 ndeshje radhazi (11 fitore, 3 barazime). * Juventusi është skuadra që në 180 minutat e para të këtij sezoni të Serisë A ka tentuar më shumë se kushdo tjetër portën kundërshta­re (43), ndërsa nga tjetra qëndron Parma, e cila për goditje të pësuara në portë (35) është e dyta vetëm pas Kievos (49). * Juventusi e ka parë veten në avantazh në dy ndeshjet e para për 95 minuta. Vetëm Atalanta ka bërë më mirë se bardhezinj­të me 136 minuta.

* Kristiano Ronaldo ka mbetur për tri ndeshje radhazi pa shënuar gol, në një fillimkamp­ionati, vetëm në dy raste: sezonet 2010-2011 dhe 2017-2018.

* Kjo e sotmja mund të jetë ndeshja e 100 në Serinë A e Paulo Dibalës me bluzën e Juventusit. Në 99 prezenca, argjentina­si ka qenë protagonis­t në 73 gola bardhezi: (52 realizime personale dhe 21 asiste).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania