Panorama Sport (Albania)

Enrike përjashton Albën, rikthen Suson dhe Moratën

-

Luis Enrike tha se në Spanjën e tij do të kishte surpriza. Dhe ja ku janë. Menjëherë, në listën e lojtarëve të grumbullua­r për dy ndeshjet ndaj Anglisë dhe Kroacisë ka mungesa të rëndësishm­e, por edhe afrime surprizues­e. Jashtë Zhordi Alba, i cili nuk ka pasur ndonjë marrëdhëni­e fort të mirë me Enriken gjatë kohës kur punonin te Barcelona. Kjo duket se e ka çuar në përjashtim nga kombëtarja spanjolle, por mbetet për t'u parë nëse është i përkohshëm apo i përhershëm. Një tjetër mungesë që bie në sy është ajo e mesfushori­t të Atletikos Koke, por edhe e dy lojtarëve që Lopetegui i grumbullon­te shpesh: Lukas Vaskez dhe Aspas. Por, trajneri i ri i "Furisë së Kuqe" ka afruar emra të rinj dhe ka bërë disa rikthime. Bëhet fjalë për Pau Lopezin, Diego Jorenten, Raul Albiolin, Ininjo Martinezin, Dani Sebajosin dhe Suson. Enrike gjithashtu kërkon t'i japë besim Moratës. Në listë mungon Pike, i cili e ka zyrtarizua­r largimin nga kombëtarja. KONFERENCA- Por, trajneri i Spanjës thotë se do të ketë shumë surpriza në të ardhmen. Në konferencë­n për shtyp, përtë para gazetarëve ai nuk do të flasë për ata që mungojnë, por për ata që janë në listë. "Koke dhe Alba? Unë kam bërë vlerësimet e mia dhe nuk kam ndërmend të flas për lojtarët që nuk janë në listë. Do të flas vetëm për ata që kam të grumbullua­r. Por, në të ardhmen do të ketë shumë surpriza. Kam një metodë në punën time që nuk flas me asnjë lojtar. Do flasim kur të takohemi, por jo në telefon. I vetmi me të cilin kam folur është Pike, i cili ka thënë se nuk vjen më në kombëtare. Silva kishte konfirmuar gjithashtu largimin", tha fillimisht Enrike. Ai nuk e mohoi që te Spanja do të mbizotëroj­ë dora e hekurt dhe do të vijnë vetëm ata që janë në moment të mirë. "Nuk mund ta mohoj karakterin që kam, por mendoj se do t'i bëjë mirë skuadrës. Secili është unik në llojin e tij. Morata? Është një sulmues i ri dhe me potencial, ndërsa Diego Kosta e ka konfirmuar veten. Do të punojmë të gjithë bashkë për të rikthyer nderin dhe lavdinë e Spanjës", tha Enrike. Kombëtarja spanjolle do të luajë në Ligën e Kombeve në datat 8 dhe 11 shtator me Anglinë dhe Kroacinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania