Panorama Sport (Albania)

"Grupi B më i forti, Interi do jetë i vështirë për t'u mundur"

-

Ernesto Valverde e ka konsiderua­r Grupin B në Ligën e Kampioneve si më të vështirin që mund të kishte Barcelona. Trajneri katalanas analizon rivalët dhe thotë se do të ketë shumë punë. Grupi B- "Është një grup i vështirë, ndoshta më i vështiri nga ata që kanë rënë në short. Nuk do të ketë frymëmarrj­e. Por është një grup tërheqës dhe me ekipe historikë. Kemi besimin dhe dëshirën për të kaluar". TOTENHEMI - "Është duke luajtur në nivel të lartë në vitet e fundit. Është një ekip me potencial fizik dhe teknik. Ishte një nga rivalët më të vështirë të vazos së dytë". PSV - "Do të jetë e vështirë edhe ndaj tyre. Sepse në vitet e fundit janë rritur shumë si skuadër dhe kanë lojtarë të shkëlqyer". INTERI - "Prej disa kohësh nuk janë në grupet e Champions-it, por kanë një ekip dhe një trajner për të qenë aty. Janë të motivuar në maksimum. Janë një ekip italian, i fortë dhe i vështirë për t'u mundur". KALENDARI - "E fillojmë në shtëpi dhe e mbyllim në shtëpi. Kjo është një garanci e vogël, por do të shohim sesi do të përshtatem­i me kalendarin dhe me orarin në 18:55. Shpresojmë që njerëzit të vijnë në stadium për ndeshjet tona. Na duhet mbështetja e tyre". Gerard Pike bëhet çështje në Barcelonë. Dhe jo në fushën e lojës, por jashtë saj. Mbrojtësi është kapur nga policia, teksa udhëtonte me patentë, e cila kishte 0 pikë. Lojtari katalanas ka pasur mosmarrëve­shje me disa policë vite më parë dhe ndaj tij ishte marrë masa për t'ia hequr të gjitha pikët. Ai është gjobitur 6 mijë euro dhe rrezikon të bëjë 6 muaj burg.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania