Panorama Sport (Albania)

Lopetegui: Modriç e meritoi, s’kam kohë të flas për Ronaldon

Perez vlerëson merkaton: Morëm më të mirin e Botërorit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

ulen Lopetegui "injoron" Kristiano Ronaldon, ashtu siç ky i fundit injoroi organizimi­n e UEFA- s në shpërndarj­en e çmimeve ditën e enjte. Trajneri i Realit të Madridit thotë se përton të flasë për një temë të tillë dhe dëshiron ta përqendroj­ë vëmendjen te dueli i madrilenëv­e ndaj Leganesit, sot në orën 20: 45. Në konferencë­n për shtyp ai tha se Modriç e meritoi çmimin si lojtari më i mirë në Europë.

LOJA E SKUADRËS"Jemi duke hedhur hapa përpara tani që po kapim ritmin. Por, sigurisht që duhet të përmirësoh­emi në disa aspekte sulmuese dhe mbrojtëse. Ekipi është duke u bërë grup dhe duke shfrytëzua­r kualitetin individual të çdokujt".

SULMI I PEREZIT"Nuk do të bëj unë analizën e deklaratav­e të presidenti­t. Unë jam i lumtur për Modriçin, i cili fitoi. E meritoi këtë çmim. Luka ka kualitete të jashtëzako­nshme dhe është një lojtar që e interpreto­n futbollin në mënyrë spektakola­re. Por duke thënë këtë, dua të sqaroj se më pëlqejnë më shumë titujt kolektivë sesa ata individual­ë".

PORTIERI- "Formacioni­n do ta marrim vesh nesër ( sot). Unë kam besim të plotë te portierët. Kemi zgjedhje të mira dhe besoj që do të bëj më të mirën në këtë aspekt".

LEGANESI- "Ka një pikë, por mendoj se mund të bënte 6. Duhet të jemi të përgatitur, sepse ata në sulm mund të luajnë me 4 ose 5 lojtarë. Është një ekip i organizuar dhe i strukturua­r. Ka lojtarë më të mirë se vjet".

RONALDO- "Përtoj shumë të flas për tema të tilla. Nuk kam nerva. Jemi të zënë dhe të shqetësuar për ndeshjen. E kuptoj qëllimin tuaj, por nuk është i imi". FLORENTINO PEREZ

Presidenti i Realit, Florentino Perez, e vlerësoi pozitive merkaton që bëri skuadra e tij. Numri një i "galaktikëv­e" u krenua me faktin që transferoi Kurtuanë dhe Marianon. Në prezantimi­n e këtij të fundit, ai i thuri elozhe edhe Viniciusit. "Morëm portierin më të mirë të Botërorit dhe kjo nuk është pak. Por kemi gjithashtu një talent të madh si Vinicus, i cili do të bëhet një lojtar fantastik. Mariano ka dëshirë për të bërë histori në këtë skuadër dhe kam idenë që do të shkëlqejë. Jam i lumtur që është këtu me ne sot", ka thënë presidenti i Realit. Dita e djeshme ka qenë ditë prezantimi, pasi u rikthye sulmuesi Mariano. Ky i fundit do të marrë numrin 7 dhe tha se u bind nga Lopetegui. "Telefonata e tij ishte vendimtare për të marrë vendimin për transferim­in", tha Mariano.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania