Panorama Sport (Albania)

Klop “shuplakë” Minjolesë: S'është fundi i botës të jesh numri 2 te Liverpuli

-

Jyrgen Klop e ka paralajmër­uar portierin Simon Minjole që ankesat e tij t'i mbajë private, pasi numri 2 i Liverpulit foli publikisht për situatën e tij në "Anfield". Belgu kërkoi të largohej nga "reds"-at këtë verë, por në vend të tij u largua Loris Karius dhe kjo do të thotë se ai do të shohë gjatë sezonit Alison Bekerin mes shtyllave të skuadrës, teksa ai do të ngrohë stolin. Për të u interesua Beshiktash­i (por në mënyrë ironike atje përfundoi Karius në formë huazimi) dhe Fulhami, ndërsa u spekulua edhe për një transferim te Barça. Në një intervistë për mediat belge, Minjole e quajti të çuditshme që u lejua Karius të largohej përpara tij, pasi ai e kishte shprehur dëshirën për të shkuar përpara gjermanit. Klop konfirmoi në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes së sotme kundër "dhelprave" se vetëm Lazar Markoviç do largohej nga "Anfield". "Minjole nuk do të largohet. Në përgjithës­i, diskutimi i problemeve private në publik nuk ka shumë kuptim. Është më mirë të flasim me njëri-tjetrin. Por, ne jemi njerëz dhe të gjithë bëjmë gabime ndonjëherë. Nuk kam asnjë problem me këtë. Nëse ai do të ishte i lumtur, po të ishte numri 2, atëherë unë nuk do ta kisha njohur në të vërtetë. Ai është një portier klasi dhe sigurisht që nuk është i lumtur që do jetë në stol. Por ka shumë gjëra më të këqija në botë sesa të jesh numri 2 dhe me një goxha rrogë të mirë te Liverpuli". Trajneri gjerman shpreson edhe te gjetja e një akordi mes Salahut dhe Federatës Egjiptiane. Sulmuesi dhe menaxheri i tij janë zemëruar që imazhi i tij është përdorur për të promovuar një kompani telekomuni­kacioni që sponsorizo­n kombëtaren egjiptiane, kur ai vetë është ambasador i një kompanie rivale. "Nuk mund të them shumë për këtë problem, sepse është mes lojtarit dhe federatës. Kam folur me Salahun dhe nuk na takon neve të ndërhyjmë në këtë moment. Jam i sigurt se ata do të gjejnë një marrëveshj­e", shpjegoi tekniku i "reds"-ave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania