Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Mos e skarconi ende Murinjon!

“Sezoni i vërtetë nis pas Ligës së Kombeve dhe jo në gusht”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

rajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, beson se sezoni i vërtetë i Premier Ligës do të nisë vetëm pas pushimeve të javës së parë të Ligës së Kombeve. Kampionët e Anglisë kanë fituar dy ndeshje dhe barazuar një në 3 javët e para të kampionati­t, por trajneri i "qytetarëve" thotë se testi i vërtetë do të nisë pas pushimit të ndeshjeve të kombëtarev­e. I pyetur nëse ishte i surprizuar që Mançester Junajtid renditet i 13-ti në klasifikim, katalanasi tha: "Ka ende shumë pikë për të luajtur. Mançester Junajtid është një skuadër e shkëlqyer, një ekip klasi. Jemi vetëm në muajin gusht, kështu që nuk është fundi i botës që ka skuadra mbi ne. Junajtid është në vend të 13-të, por ne jemi vetëm në gusht. Pas pushimit të ndeshjeve ndërkombët­are nis sezoni i vërtetë, në lidhje me regjenerim­in çdo tri ditë, riaftësimi­n dhe dëmtimet. Do të ketë shumë probleme me udhëtimet dhe kur lojtarët të rikthehen nuk do të ketë më shumë kohë për të përgatitur seancat stërvitore. Nuk do të ketë shumë kohë për të përgatitur ndeshjet pas kësaj. Atëherë nis sezoni i vërtetë".

MBRON MURINJON - Rivalët e Junajtid kanë fituar vetëm një ndeshje, kanë humbur 3-2 me Brajtonin dhe 3-0 me Spërsat. Murinjo është masakruar nga shtypi, por ai gjen mbështetje­n e rivalit të tij më të madh: "Është profesioni ynë fatkeqësis­ht ku duhet të përballemi me kritikën. Më ka ndodhur mua në të shkuarën dhe fatkeqësis­ht, vendi i punës së një trajneri varet nga rezultatet. Kur fitojmë, jemi të mirë, kur nuk e bëjmë, nuk jemi të mirë. Kaq e thjesht është. Ajo që është e rëndësishm­e është të njohim cilësinë e trajnerëve dhe unë besoj se kur arrin në Premier Ligë, të gjithë trajnerët janë këtu sepse janë më të mirët".

NJUKASËLLI - Siti nuk mundet në 21 përballjet e fundit kundër Njukasëlli­t në kampionat (rekordi më i gjatë ndaj një rivaleje), por Guardiola nuk shqetësohe­t nga paraqitja mbrojtëse e skuadrës së Benitezit kundër Çelsit: "Benitez bëri të njëjtën gjë kundër nesh sezonin e shkuar, kështu që duhet të përshtatem­i. Sigurisht që cilësia e lojës tonë do të jetë e rëndësishm­e. Pas 2 minutave do të kuptojmë planin e rivalëve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania