Panorama Sport (Albania)

MERKATO E ÇMENDUR

Tirana merr ish-sulmuesin e Milanit, Çinari te Partizani

- OLSI AVDIAJ

Goditje në frymën e fundit! Tirana ia del të marrë sulmuesin e dëshiruar. Presidenti Refik Halili i plotëson dëshirën trajnerit Hoze Marselo Ferreirës. Bardheblut­ë kanë gjetur akordin me nigerianin, ishsulmues­in e Milanit, Namdi Oduamadi. Futbollist­i afrikan nga java e ardhshme do të jetë nën urdhrat e Ze Marias, si përforcim për repartin e sulmit. Ka qenë vetë klubi, me anë të një postimi në "Facebook", që ka zyrtarizua­r marrëveshj­en. "Përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Sulmuesi nigerian ka firmosur sot ( dje) në Milano kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Tiranës. Drejtori ekzekutiv, Hektor Çomo, ka finalizuar me sukses një transferim mjaft të rëndësishë­m. Oduamadi ka qenë për 8 vite futbollist i Milanit, ndërkohë që ka provuar edhe disa aktivizime në skuadra të Serisë B në Itali si i huazuar. Sezonin e fundit, ai ka qenë pjesë e skuadrës kuqezi, ndërkohë që me përfundimi­n e kontratës në korrik, ka firmosur transferim­in në Shqipëri. 27- vjeçari do të mbërrijë në Tiranë javën e ardhshme dhe pasi të kryejë analizat mjekësore do të vishet bardheblu. Oduamadi ka firmosur një kontratë për dy vite bardheblu", thuhet në njoftimin e klubit Tirana.

CILI ËSHTË - Namdi Oduamadi është një nga ato rastet e më të çuditshme të futbollit italian. Ai është formuar në akademinë dhe skuadrën Primavera të kuqezinjve, ose ekipin e 19vjeçarëv­e. Në nëntë vite te Milani, shtatë sezone ka luajtur jashtë Milanos. Në sezonin 2011- 2012 ka luajtur me Torinon në Serinë B, ku shënoi tre gola; në sezonin 2012- 2013 shkoi te Vareze, ku Oduamadi shënoi dy gola të tjerë. Gjatë sezonit 2013- 2014 te Breshia, edhe pse luajti 14 ndeshje nuk ka mundur të shënojë asnjë gol. Kthehet te Vareze në 2014- ën ku shënon katër herë. Gjatë sezonit 20142015 lojtari shkon te Krotone, luan 12 takime dhe shënon një gol. Më pas kalon te Latina, ndërsa në 2016- ën është hera e fundit që lë Milanon, duke u transferua­r në Finlandë te HJK- ka, e duke shënuar shtatë gola në 28 ndeshje. Oudamadi është një herë kampion i Italisë dhe ka luajtur me kombëtaren e Nigerisë në 14 takime duke shënuar edhe 4 gola.

 ??  ?? Të kuqtë i paguajnë Vllaznisë 60 mijë euro për kartonin e shkodranit dhe presin një tjetër sulmues
Të kuqtë i paguajnë Vllaznisë 60 mijë euro për kartonin e shkodranit dhe presin një tjetër sulmues
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania