Panorama Sport (Albania)

Ngec Skënderbeu, Laçi i bën me zemër korçarët

Supergolit të Myrto zunit iu kundërpërg­jigj jergji Muzaka

- LLAZI SARO

Skënderbeu ngec në ndeshjen e tretë. Pas dy fitoreve radhazi në startin e kampionati­t, korçarët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Laçit, në një stadium të boshatisur për shkak të dënimit të fushës. Ka qenë një ndeshje e hapur deri në fund, me të dyja skuadrat që patën mundësinë për të shkuar te fitorja. Supergolit të Myrto Uzunit iu përgjigj Gjergji Muzaka, ndërsa në kohën shtesë pati vend edhe për raste të arta, por që nuk u kthyen në gola. Portierët Selmani dhe Teqja shpëtuan disa herë skuadrat falë pritjeve që bënë. PJESA E PARË Skënderbeu dhe Laçi zbritën në fushë me formacione­t thuajse "deja vu" të finales së Superkupës, ku korçarët fituan 3-2. Trajneri Artan Mërgjyshi kishte bërë të vetmin ndryshim, duke i besuar në qendër të mbrojtjes të riut Jon Mersinaj, i cili në ndeshjen e tij të parë si titullar në Kategorinë Superiore bëri një paraqitje mbresëlënë­se. Sinjalin e parë e jep Xhixha me një roveshatë, por që nuk gjen portën. Më pas rrezikojnë Krasniqi dhe Gripshi për Skënderbeu­n. Loja është e ekuilibrua­r, me skuadrat që janë të kujdesshme dhe mundohen të dalin shpejt në kundërsulm. Krasniqi i afrohet golit pas goditjes me kokë, ndërsa më pas është Laçi që ia del të festojë. Pas një kombinimi të dyshes Xhixha-Uzuni, ky i fundit realizon një supergol. Goditja me të majtën e beratasit përfundon në trekëndësh­in e portierit Teqja. Por, korçarët nuk tronditen nga ky gol. Nuk kalojnë as katër minuta dhe Muzaka vendos baraspeshë­n. Pas insistimit të Alitit në zonë, topi prek shtyllën dhe mesfushori shtyn topin në rrjetë me portën e boshatisur. Në fund të pjesës së parë, Kristi Vangjeli i kishte të gjitha mundësitë që të dërgonte skuadrën në pushim me avantazhin 2-1, por goditjen e mbrojtësit nga brenda zonës e priti Selmani, duke evituar golin.

PJESA E DYTË

Skuadrat futen në fushë me të njëjtat formacione pas pushimit. Skënderbeu është më kërkues me treshen Bregu, Gripshi dhe Krasniqi, por përtej rasteve të krijuara, ngec përpara portës së Selmanit. Trajneri Orges Shehi detyrohet të bëjë një lëvizje të pamenduar, pasi Leonit Abazi lë skuadrën me 10 lojtarë pas dy kartonëve të verdhë. Në fushë futen njëri pas tjetrit Fili, Oto Xhon dhe Sambou. Nga ana tjetër, Mërgjyshi i jep disa minuta të riut Smaçi, si dhe sulmuesit maqedonas, Altiparmak­ovski, për të cilin është debutim. I sapofuturi Oto Xhon ka një shans të artë, por nuk gjen golin pas goditjes me kokë. Sapo jepen 5 minuta shtesë dhe Skënderbeu mbetet me 9 lojtarë, pasi Demte del nga fusha i dëmtuar, në një kohë që tre ndërrimet ishin bërë. Laçi i afrohet dy herë golit me Altiparmak­ovskin dhe Uzunin, por gjithçka mbyllet me shifrat 1-1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania